HISTORIKE: Manchester City siguron për herë të parë finalen e Ligës së Kampionëve

spot_img

Manchester City është finalisti i parë në Ligën e Kampionëve. Do të presë fituesin nga dueli mes Chelseas dhe Real Madridit, që do të zhvillohet të mërkurën mbrëma.

Pas shumë shpenzimeve dhe tentimeve vit pas viti, më në fund Manchester City ka arritur në finale të Ligës së Kampionëve, për herë të parë në histori të klubit.

City e eliminoi në gjysmëfinale PSG-në me rezultat të përgjithshëm 4-1.

Pasi fitoi në Francë 2-1, të besuarit e Guardiolës triumfuan edhe në shtëpi, 2-0.

Riyad Mahrez ishte heroi i mbrëmjes me dy gola.

PSG pati mundësi të arta shënimi, sidomos me anë të Marquinhos dhe Angel Di Maria në pjesën e parë.

Edhe Neymar pati një mundësi të mirë në pjesën e dytë, por nuk e shfrytësoi.

PSG luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 69’, pasi Angel di Maria u përjashtua me të kuq.

Në finale City tani do të presë fituesin nga dueli mes Chelseas dhe Real Madridit, që do të zhvillohet të mërkurën mbrëma. /Gazeta Express/

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img