Dashi
Mos iu shmangni takimit që keni planifikuar për sonte. Do të jeni nervozë si gjithmonë. Keni problem të ecni me rrjedhën e bisedës. Gjithsesi ilaçi më i mirë është që të ritakoheni sërish me njëri-tjetrin. Herës tjetër gjërat do të jenë shumë më ndryshe.
Demi
Ka shumë mundësi që të takoheni me një person me të cilin po komunikoni shumë kohët e fundit. Ai/ajo ka për të lënë një impakt të jashtëzakonshëm tek ju.
Binjakët
Një kontakt i ri mund të çojë në një marrëdhënie disi të veçantë. Do të keni një kimi sëbashku. Si binjakë që jeni doni të zbuloni më shumë për njëri-tjetrin. Kjo është një gjë shumë e mirë.
Gaforrja
Mund të të rizgjohen ndjenjat për ish-personin e zemrës. Do të doni që të flisni sërish me të në të ardhmen. Kjo mund të ndodhë sepse mund të keni ende punë të papërfunduar ose diçka të rëndësishme për të diskutuar.
Luani
Zakonisht dëshironi që të ndiqni drejtimin e një veprimi që bëni pa u shqetësuar se do të tërhiqeni. Tashmë jeni të lumtur që t’i tregoni personit të zemrës që e arrini atë që doni edhe nëse ai/ajo nuk e aprovon planin që keni në mendje.
Virgjëresha
Partneri/ja nuk është në momentet më të mira për të diskutuar. Është e vështirë të tregoni një ide dhe ai/ajo ta përqafojë atë. Më mirë t’i lini diskutimet për një ditë tjetër sepse përkundrazi gjërat mund t’ju kthehen kundër.
Peshorja
Të dashurosh dikë është e lehtë dhe qejf. Në disa raste të tjera bëhet më e vështirë pasi kërkon përpjekje, sidomos kur personi i zemrës nuk është në humorin më të mirë. Pavarësisht vështirësive do të kuptosh se jeni thellësisht të dashuruar me këtë person.
Akrepi
Pozicionimi aktual i yjeve bën të ndiheni nervozë kur komunikoni me të tjerët. Nuk ka asnjë person me të cilët do të donit të shprehnit. Duhet që të qetësoheni dhe t’i besoni jetës.
Shigjetari
Ndonjëherë duhet që t’i marrim marrëdhëniet seriozisht. Këtë gjë duhet ta bëni sot. Duhet t’i tregoni një personi të veçantë se sa të angazhuar jeni kur doni.
Bricjapi
Do të vini në shina marrëdhënien aktuale. Keni qenë të hutuar dhe të lodhur pasi kanë ndodhur shumë gjëra kohët e fundit. Sidoqoftë sot do të merrni garancitë që kishit nevojë.
Ujori
Yjet tregojnë se keni takuar personin perfekt: Dike që punon shumë, mendon thellë, është ambicioz dhe i vendosur. Nëse doni që marrëdhënia të ecë përpara duhet të kuptoni se në jetë nuk ka vetëm punë, por edhe momente të tjera.
Peshqit
Duhet të qëndroni aty ku jeni sa i përket marrëdhënies aktuale në çift. Nëse keni pasur ndonjë mendim tjetër për të ndryshuar drejtim, ngjarjet që do të ndodhin sot kanë për t’jua ndryshuar mendjen. Do të kuptoni se ajo që keni për momentin është shumë mirë për ta lënë të ikë.
/Ora News.tv/