spot_img

Hoteli i ndërtuar 33 vjet më parë, por që kurrë nuk u hap për publikun

spot_img

Në 1987, kryeqytetin e Koresë së Veriut, Pyongyang u ndërtua një hotel super gjigant. Qiell gërvishtësi në formë piramide, pritej të kalonte 1000 metra lartësi, dhe ishte krijuar për të strehuar të paktën 3,000 dhoma, si dhe pesë restorante rrotulluese me pamje panoramike.

Hotel Ryugyong – i quajtur pas një monikeri historik për Pyongyang që do të thotë “kryeqyteti i shelgjeve” – pritej të hapej vetëm dy vjet më vonë. Por kurrë nuk e bëri.

Ndërsa struktura arriti lartësinë e saj të planifikuar në 1992, ajo qëndroi pa dritare dhe e zbrazët për 16 vjet të tjera, betoni i saj lakuriq i ekspozuar, si një përbindësh i rrezikshëm me pamje nga qyteti. Gjatë asaj kohe, ndërtesa, e cila i bënte të dukeshin minuskulë gjithçka rreth saj, fitoi vetë pseudonimin “Hoteli i Fatit”.

Hoteli ka qenë i veshur prej metali dhe qelqi, dhe më vonë është pajisur me drita LED për ta shndërruar atë në një spektakël shumëngjyrëshe të natës. Puna ndërtimore ka filluar dhe ka ndalur shumë herë, duke nxitur spekulime të vazhdueshme nëse do të hapen ndonjëherë për mysafirët.

Ende i mbyllur edhe sot e kësaj dite, Hotel Ryugyong është ndërtesa më e lartë në botë por pa turistë.

Vitet e fundit janë realizuar punë të gjera në sitin përreth hotelit, i cili u hap së fundmi, duke bërë të mundur që çdokush të ecë drejt e deri në hyrjen e përparme (por jo të futet brenda). Në qershor 2018, ndërtesës ju shtua një shenjë, ku shkruhej thjesht “Hotel Ryugyong” në gjuhën koreane dhe anglisht.

Hotel Ryugyong nuk është më ndërtesa më e lartë në gadishullin e Koresë: Kulla e Botës Lotte në Seul, e përfunduar në vitin 2017, e tejkaloi atë me afro 240 metra. Është ende më e larta në Korenë e Veriut, megjithëse Pyongyang ka parë një rritje të kullave të banimit të ngritura kohët e fundit, ku më e larta është vetëm 60 metra më e shkurtër se Ryugyong.

Ryugyong u kthye në jetë në vitin 2018, kur u instaluan dritat LED në fasadën e saj, duke e kthyer ndërtesën në shfaqjen më të madhe të dritës së Pyonyang – si dhe në një makinë propagande. Një program katër-minutësh tregon historinë e Koresë së Veriut dhe një sërë parullash politike, ndërsa koni në krye projekton një flamur të madh të Koresë së Veriut.

Për vite të tëra, për të shmangur sikletin, qeveria e Koresë së Veriut e ka veshur fasadën e ndërtesës me fotot zyrtare të Pyongyang. Por instalimi i ndriçimit LED mund të sinjalizojë që ka një plan për të ardhmen e tij.(CNN)

NGJARJE TË TJERA

spot_img