spot_img

Hoti në takimin e tij në Bruksel do të diskutojë edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën

spot_img

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka treguar se më 25 qershor në Bruksel do të takohet me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryetarin e Këshillit të Evropës, Charles Michel, Komisionerin për Zgjerim Oliver Varhelyi dhe kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe nënkryetarin e EPP, David McAllister.

Hoti ka treguar se do të bisedojnë për luftën kundër COVID-19, për mbështetjen nga ana e Komisionit Evropian për rimëkëmbjen ekonomike si dhe për liberalizimin e vizave për shtetasit kosovarë.

“Nga Brukseli do të udhëtoj për Ëashington, ku më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë nisim dialogun për njohje reciproke, fillimisht me një agjendë të fuqishme të zhvillimit ekonomik”, ka shkruar Hoti në Facebook./Gazeta Sinjali/

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img