spot_img

Hoti tregon masat kundër koronavirusit: Mund të përfshihemi nga vala e dytë, mos të preken më shumë jetë njerëzish

spot_img

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar nga qytetarët që të tregojnë kujdes pasi që vendi mund të përfshihet nga vala e dytë e infektimeve me koronavirus.

Ai ka publikuar edhe një herë masat kundër koronavirusit, teksa ka thënë se ato janë obligative për mbrojtje dhe duhet të respektohen nga të gjithë.

Shkrimi i plotë i Hotit:
Të dashur qytetarë,

Vendi ynë mund të përfshihet nga vala e dytë e infektimeve me virusin #COVID19! Në bazë të trendit të ditëve të fundit me raste të reja të infektimeve, ky rrezik është shumë real. Mund të preken edhe më shumë jetë njerëzish, do të thellohet kriza ekonomike, ndërsa do të stërngarkohet sistemi i shëndetësisë!

Prandaj ju lus që t’i keni parasysh masat obligative për mbrojtje:

● Vendosni maska gjatë gjithë kohës në hapësira publike
● Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës me duar të papastërta
● Pastroni dhe dezinfektoni shpesh objektet dhe sipërfaqet e prekura siç janë tavolinat, tastierat, telefonat, parmakët dhe rezat e dyerve
● Mbajeni distancën fizike
● Nuk lejohet më shumë se 1 person në 8 metra katrorë në lokale
● Pronarët e lokaleve janë të obliguar të publikojnë numrin maksimal të lejuar të personave para hyrjes së lokaleve

Lehtësimi i masave për lëvizje të lirë ka qenë i domosdoshëm, por shfrytëzoj rastin që t’ju bëj thirrje sërish që t’i zbatoni me përpikmëri masat mbrojtëse. Ne kemi hartuar një “Manual për mbrojtje nga përhapja e COVID-19”, ndërsa Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, do të angazhojë rreth 200 profesionistë shëndetësorë që do të monitorojnë zbatimin e këtyre masave.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img