Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier është larguar nga Kosova.
Pas largimit të Hovenier, Anu Prattipati ka marrë përsipër detyrën e të Ngarkuarit me Punë në ambasadën amerikane në Kosovë.
Kështu është bërë e ditur në një postim në llogarinë zyrtare të Ambasadës.
“Ambasadori Hovenier është larguar nga Kosova. Anu Prattipati ka marrë detyrën e të Ngarkuarit me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Prattipati në fundit të korrikut ishte emëruar Zëvendës Shefe e Misionit në Ambasadën amerikane.
Ajo ishte prezantuar nga ambasadori Hovenier.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, ka përmbyllur misionin në Kosovë.
Të premten e javës së kaluar, në takim lamtumirës u prit edhe nga presidentja Vjosa Osmani.
Hovenier, i cili ka qenë pjesë e negociatave që i kanë paraprirë çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës, ka thënë se po largohet si mik më i mirë i saj se sa që ka qenë kur ka ardhur.