spot_img

Humbi djalin dhe gruan, rrëfimi i Driton Ademajt për tragjedinë në Pejë

spot_img

Driton Ademaj ka rrëfyer ngjarjen tragjike që ndodhi të shtunën në shtëpinë e tij në Pejë, ku humbën jetët e tyre bashkëshortja e tij, Mirsada Ademaj dhe djali Dion Ademaj.

Kryefamiljari, në një rrëfim për Euronews Albania të hënën, tha se shtëpia e tij është mbushur me ujë për 30 sekonda pas vërshimeve të së shtunës.

Ngjarja e së shtunës, sipas rrëfimit të Driton Ademajt, ishte një luftë për mbijetesë për të gjithë anëtarët e familjes. Për babain, nënën, bashkëshorten, dy djemtë dhe vajzën e vogël të tij.

Fatkeqësisht, Mirsada, 26-vjeçe dhe djali, Dioni, 5-vjeç, nuk arritën të mbijetonin. Ata ndërruan jetë natën e së shtunës.

“Jam mundu me i shpëtu tanët, por pastaj na zuri rryma dhe aty na lëshoi krejt. Për 30 sekonda është mbush shpija me ujë. Bile shumë janë 30 sekonda”, ka thënë Ademaj.

Driton Ademaj ka rrëfyer edhe momentin e fundit që e ka parë bashkëshorten e tij të gjallë.

“Unë kam tentuar me e shpëtu shoqen tri here. Kam shku e kam marrë atje poshtë tri herë dhe e kam mbajtur për atë kullojsën e ujit që ishte në shpi. Dytën herë prap kam shku e kam marrë, i kam thanë prit veç pak. Kur u ktheva, ajo eci – shkoj. Pastaj tri orë e gjysë s’kam mund me dal prej aty hiç. Ma ka lëshuar babi prej ballkonit një jorgan, kam qëndru aty tri orë e gjysë”, ka thënë ai.

Ademaj ka thënë se djali i tij i madh ka pësuar lëndime pas vërshimeve, por se gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar. Ka rrëfyer se ia ka kumtuar atij lajmin e hidhur të vdekjes së nënës.

“Çunit të madh i tregova se më pyeti ku është mami. I thash mami po të shikon prej lart. I thash që mami nuk jeton më. Mami ka vdekur. Ndërkaq, vajza është e vogël ende nuk di asgjë”, ka rrëfyer ai.

NGJARJE TË TJERA

spot_img