spot_img

“Humbje e hidhur për Putinin dhe Vuçiqin”, ish-ambasadori ka një porosi për shqiptarët pas fitores së Bidenit

spot_img

Islam Lauka, ish-ambasador i Shqipërisë në Kosovë, ka uruar Joe Bidenin për zgjedhjen e tij si president i 46 i SHBA-së.

Ai ka thënë se fitorja e Bidenit është fitore për të gjithë shqiptarët, ndërsa është humbje për Vladimir Putinin dhe Aleksandar Vuçiqin.

Lauka shpreson që shqiptarët do të dinë ta shfrytëzojnë me menҫuri zgjedhjen në krye të shtetit më të fuqishëm në botë.

Reagimi i tij në Facebook:

Urime mikut të shqiptarëve, Joe Biden për zgjedhjen si president i 46 i SHBA-së

Me fitoren në Pensilvani, Joe Biden siguroi votat e nevojshme për t`u shpallur president i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Fitorja e tij është fitore e vlerave njerëzore, e vlerave të lirisë dhe të demokracisë. Është fitore e popullit amerikan, aq sa është fitore edhe për paqen dhe sigurinë botërore.

Është fitore për të gjithë shqiptarët, veҫanërisht për Kosovën, për të cilën ka luftuar me përkushtim, që në vitet `90; ka qenë nismëtar i rezolutës për ndërhyrjen ushtarake kundër Serbisë në vitin 1999; ka mbështetur dhe lobuar fuqishëm për pavarësinë dhe shtetësinë e saj; gjatë fushatës së tanishme elektorale deklaroi se SHBA janë për njohjen e Kosovës nga Serbia, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin e saj territorial.

Për Putinin, Vuҫiҫin dhe autokratët e tjerë, fitorja e Bidenit është një humbje e hidhur.

Shpresoj që shqiptarët do të dinë ta shfrytëzojnë me menҫuri zgjedhjen në krye të shtetit më të fuqishëm në botë, të mikut të tyre të sprovuar, Joe Biden.

Urime miku ynë, Joe Biden!

NGJARJE TË TJERA

spot_img