Gramoz Berisha, njëri prej tre të mbijetuarve në masakrën ndaj familjes Berisha të Suharekës, ka përkujtuar masakrën ku iu vranë 49 familjarë.Berisha ka shkruar se ai me të dy mbijetuarit e tjerë të familjes, janë dëshmi e gjenocidit të kryer në Kosovë.
“Dhe këtë nuk do ta ndryshoj askush asnjëherë, as me marreveshje, as me raporte fallce, as me gjykata të improvizuara”, ka shkruar Berisha.
“Ne jemi e vërteta, e Kosovës që i ka mbijetuar gjenocidit, do t’i mbijetoj dhe seciles stuhi”, ka shkruar tutje ai.
Gramoz Berisha është mashkulli i vetëm i mbijetuar i masakrës së Suharekës. 49 anëtarë të kësaj familjeje u vranë më 26 mars në picerinë “Kalabria”, në Suharekë.Pos Gramozit, e mbijetuar është edhe nëna e tij Vjollca si dhe kushërira Shyhrete Berisha.