Michael Ballack, ish-lojtari i njohur i Kombëtares gjermane ka nisur një lidhje me modelen Sophia Schneiderhan.
Deri këtu duket se s’ka asgjë të rëndësishme.
Por siç raportohet, 21-vjeçarja ishte e lidhur më parë me Emilion, djalin e ish-mesfushorit, që vdiq më pak se një vit më parë në një aksident tragjik.
Gushtin e kaluar, Emilio vdiq pas një aksidenti tragjik me ‘quad’ në Troia, një gadishull pranë Setubal në jug të Lisbonës, pranë pronës që ish-lojtari bleu disa vite më parë.
Ish-lojtari i Chelsea ishte në atë kohë i lidhur me gazetaren franceze Natacha Tannous, por çifti u nda jo shumë kohë më vonë.
Gjermani, siç raporton Bild, u afrua kështu me Sophia Schneiderhan.
Të dy më vonë ranë në dashuri, pavarësisht se ai është 24 vite më i madh se modelja.
Ballack dhe Sophie janë parë disa herë në publik së bashk