spot_img

I pari i futbollit kosovar, Agim Ademi gjatë vizitës në Gjakovë, bëri thirrje për përkrahje Vëllaznimit

spot_img

Presidenti Agim Ademi bashkë me anëtarin e Komitetit Ekzekutiv, Agim Nura, sot ka vizituar KF Vëllaznimi në Gjakovë, ku u pritën nga drejtori i këtij klubi, Besnik Gojani.

Në këtë vizitë u diskutua për situatën e vështirë dhe aspak të këndshme nëpër të cilën po kalon KF Vëllaznimi dhe të ardhmen e tij, e ku së shpejti do ta shënojë 100-vjetorin e themelimit.
Presidenti Ademi shprehu gatishmërinë për t’i ndihmuar këto klube në këtë drejtim dhe në varësi të kompetencave të saj, pasi që siç dihet KF Vëllaznimi por edhe klube të tjera në Kosovë kanë përkujdesje në nivel komunal dhe FFK do t’i përkrahë dhe do t’u qëndrojë afër me aq hapësirë dhe mundësi sa ka.
Kreu i FFK-së i bën thirrje komunës së Gjakovës si dhe komunitetit të sportit atje që ta ndihmojnë KF Vëllaznimi, në organizim sa më të mirë, ngase një klub me histori të madhe në futbollin kosovar nuk e meriton ta përjetojë këtë gjendje në të cilën ndodhet tash e një kohë.
Po ashtu, presidenti Ademi vizitoi edhe Lidhjen Rajonale të Gjakovës, me ç ‘rast u informua nga afër me mbarëvajtjen e aktiviteteve atje.

NGJARJE TË TJERA

spot_img