spot_img

IKD: Qeveria miratoi ligje në kundërshtim me Kushtetutën dhe shkeli aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese

spot_img

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) çdo vit monitoron zbatimin e programit legjislativ brenda programit “Qeverisja e Mirë”.
Vlerësimi bazohet në indikatorë si planifikimi adekuat, kushtetutshmëria, ligjshmëria, transparenca dhe pjesëmarrja e publikut në procesin e vendimmarjes. Ky monitorim vlerëson nëse procesi legjislativ është në përputhje me standardet demokratike dhe ka përfshirë të gjithë akterët relevantë.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, IKD ka identifikuar mangësi thelbësore në qasjen e Qeverisë së Kosovës ndaj planifikimit legjislativ.

Sipas IKD-së, për të tretin vit radhazi, Qeveria dështoi të miratojë programin legjislativ në fillim të janarit, duke e miratuar më një muaj vonesë.

“Kjo vonesë ka cenuar procesin e planifikimit dhe ka krijuar pasiguri për publikun, organizatat e shoqërisë civile, qytetarët dhe institucionet përkatëse. Pas miratimit të vonuar, programi legjislativ shpesh është ndryshuar, duke treguar mungesën e një strategjie të qartë dhe të qëndrueshme. Programi për këtë vit i’u nënshtrua ndryshimeve në shkurt”, thuhet në njoftim.

Tutje, IKD thotë se një tjetër çështje shqetësuese është mospërfshirja në programin legjislativ të projektligjeve që rrjedhin nga aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, Planit Kombëtar për Zhvillim dhe Programit Qeverisës 2021-2025.

“Këto projektligje janë thelbësore për përmbushjen e detyrimeve kushtetuese dhe për zhvillim të qëndrueshëm. Mospërfshirja e tyre reflekton mungesë përkushtimi ndaj reformave strukturore dhe prioriteteve të qeverisë. Kjo mangësi e përsëritur tregon paaftësi në zbatimin e politikave publike, duke vënë në pikëpyetje efektivitetin e qeverisjes dhe aftësinë për të adresuar nevojat e qytetarëve. Për më tepër, kjo neglizhencë mund të shkelë standardet demokratike dhe të zbehë besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore”, vijon njoftimi.

Sipas programit legjislativ, Qeveria planifikoi miratimin e 52 projektligjeve deri në qershor, por nga 52, ajo miratoi vetëm 8, ose 15% të projektligjeve të planifikuara. Gjatë kësaj periudhe, Qeveria miratoi edhe 10 marrëveshje ndërkombëtare që nuk ishin planifikuar për miratim në programin legjislativ.

“Nga ana tjetër, Qeveria tregoi shpejtësi në miratimin e dy projektligjeve: njëri i planifikuar për shtator dhe miratuar në qershor (Projektligji për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore) dhe tjetri planifikuar për dhjetor dhe miratuar në prill 2024 (Projektligji për Provimin e Maturës Shtetërore). Në bazë të rezultateve të lartcekura, efikasiteti i Qeverisë në realizim të agjendës legjislative për gjashtëmujorin e parë do të arrinte vetëm 32%”, thuhet në njoftimin e bërë nga IKD.

IKD, gjen se disa ministri edhe pse kishin planifikuar miratimin e projektligjeve, ato nuk i miratuan sipas afateve të planifikuara në Programin Legjislativ.

“Këto ministri janë: Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës”.

Sa i përket ministrive që kanë miratuar projektligje sipas planifikimeve, në këtë çështje prin Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve me tre projektligje, Ministria e Drejtësisë me dy projektligje, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike me dy projektligje, dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës me një projektligj.

“Në raport me premtimet elektorale, zotimet në Programin Qeverisës 2021-2025 dhe me planifikimet në Planin Kombëtar për Zhvillim dhe dokumente të tjera strategjike të miratuara nga Qeveria e Kosovës, IKD gjen se në premtimet kyçe Qeveria Kurti ka dështuar që t’i përcjellë fillimisht me miratimin e projektligjeve e atëherë kur i ka miratuar, ato kanë qenë në kundërshtim me Kushtetutën, e po ashtu disa ligje i ka proceduar vetëm pas detyrimit nga Gjykata Kushtetuese”, Theksohet në njoftim.

Në fushën e drejtësisë, respektivisht në reformën e drejtësisë, është rrëzuar Ligji për Këshillin Prokurorial dhe Ligji për Byronë, në anën tjetër amendamentet kushtetuese për vettingun janë konfirmuar pjesërisht nga Gjykata Kushtetuese e për më tepër ato kanë mbetur peng në procedurën parlamentare për shkak të bojkotit të punës së Kuvendit nga ana e Listës Serbe.

“Në anën tjetër, siç do të përmendim më tutje, Qeveria dështoi që të ri-procedojë për miratim Projekt Kodin Civil të Republikës së Kosovës. Për më tepër, Ministria e Drejtësisë, edhe pse planifikoi që gjashtë projektligjet të dala nga Deklarata e Zotimeve të miratohen me 28 qershor 2024, ajo këto projektligje i vendosi në Platformën Online të Konsultimeve Publike për të marrë komente deri me 2 korrik 2024”.

“Në fushën sociale, Qeveria Kurti 2 ka dështuar deri më tani që të miratojë pjesën dërrmuese të projektligje të planifikuara që nga viti 2021. Në mesin e këtyre projektligjeve janë ai për Këshillin Ekonomiko-Social, Projektligji për Skemën e Ndihmës Sociale, Projektligji për Skemat Pensionale, Projektligji i Punës, Projektligji për Inspektoratin e Punës, Projektligji për Shërbimet Sociale dhe Familjare, Projektligji për Vlerësimin, Njohjen e Statusit, Përfitimet dhe Shërbimet për Personat me Aftësi të Kufizuar, Projektligji për Banimin Social, Projektligji për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë etj”.

IKD thotë se në fushën e ekonomisë, mungesa e efikasitetit në miratimin e projektligjeve vërehet qartë.

“Qeveria, siç shihet nga monitorimi, rezulton se ende nuk ka miratuar Projektligjin për Zonat Ekonomike, Projektligjin për Nxitjen dhe Mbrojtjen e Investimeve, Projektligji për Inovacion dhe Ndërmarrësi, Projektligjin për Prokurim Publik, Projektligji për Partneritetin Publiko–Privat, Projektligji për Menaxhimin e Financave Publike, Projektligjin për Auditorin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës dhe për më tepër, Qeveria nuk ka proceduar këtë vit me rishikimin e buxhetit vjetor ashtu siç ka qenë praktikë e mëhershme”.

Tutje, IKD pohon se në fushën e sigurisë dhe mirëqenies së policisë, Qeveria ende nuk ka miratuar ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Policinë dhe Ligjin për Pensionimin e Parakohshëm të Policisë së Kosovës.

“Këto projektligje nuk janë planifikuar për miratim këtë vit, edhe pse janë përfshirë në Planin e Veprimit për Zbatimin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit 2021-2023. Sa i përket reformës në shëndetësi, Ligji për Sigurimet Shëndetësore, një nga ligjet më të rëndësishme të Qeverisë Kurti 2, ende nuk është miratuar, pavarësisht premtimit të Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, se do të miratohej në fund të qershorit”.

IKD, po ashtu vëren se ftesa e Kryeministrit të Kosovës drejtuar partive politike parlamentare në lidhje me zbatimin e programit legjislativ ka qenë e pasinqertë pasi që Kryeministri Kurti për tre vitet e kaluara ka pasur qasje përjashtuese e shpeshherë ofenduese ndaj opozitës. Duke shtuar faktin këtu se një ftesë e tillë erdhi gati se krejt në fund të legjislaturës së VIII-të.

“Në anën tjetër, vet Kryeministri, gjatë gjithë vitit 2023 e po ashtu edhe gjatë vitit 2024 nuk i është përgjigjur deputetëve në pyetjet parlamentare dhe çështjet që kanë ngritur ata. Për herë të parë në historinë e parlamentarizmit në Kosovë, ai ka ndërtuar praktikën e dëmshme të përjashtimit dhe shmangies nga kontrolli parlamentar duke mos i’u përgjigjur pyetjeve të përfaqësuesve të qytetarëve”, vijon komunikata.

Qeveria, si shtylla kryesore e ekzekutivit, mban peshën e madhe të zbatimit të ligjeve dhe politikave shtetërore, duke u bërë garant i rendit dhe stabilitetit kombëtar.

“Megjithatë, me këtë përgjegjësi të jashtëzakonshme, vjen edhe kontrolli rigoroz parlamentar, i cili vepron si mburojë e demokracisë. Parlamenti, i pajisur me mekanizma të fuqishëm mbikëqyrës, qëndron në gatishmëri për të ndalur çdo devijim nga rruga e drejtësisë, duke i kujtuar qeverisë se liria për të vepruar nuk është e pakufishme. Në këtë betejë të pandërprerë për pushtet dhe transparencë, kontrolli parlamentar nuk është vetëm një formalitet, por një luftë për të ruajtur thelbin e demokracisë dhe për të mbrojtur interesat e qytetarëve. Kryeministri i Kosovës me vetëdije të plotë ka dështuar ta zbatojë këtë në praktik”, thuhet në reagim.

Sa i përket konsultimeve publike, IKD gjen se në shtatë ligjet e miratuara të cilat u nënshtrohen procesit të konsultimeve publike, vetëm në një rast ajo nuk respektoi këtë obligim dhe standard të transparencës dhe qeverisjes së mirë.

“Ajo nuk zbatoi këto kërkesa pikërisht me rastin e procedimit dhe miratimit të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publik, pas rrëzimit pjesërisht të disa neneve dhe kërkesës së GjK-së për t’i ndryshuar ato”.

IKD gjen, se në kundërshtim me premtimet e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Drejtësisë për miratimin e Projektit të Kodit Civil në një afat të shpejtë në Qeveri dhe Kuvendin e Kosovës, ky projekt ligj nuk është miratuar sipas planifikimeve të parashikuara deri më 28 qershor 2024.

“Deri tani, asnjë nga përfaqësuesit e institucioneve nuk është përgjigjur për arsyet pse kjo nuk është proceduar në Kuvendin e Kosovës. Kjo mangësi shënon një dështim të qeverisë për të ndërmarrë hapat e nevojshëm drejt miratimit të një ligji themelor të drejtësisë civile. Një dështim të tillë e përmend edhe Raporti i Progresit për vitin 2023 ku theksohet se me miratimin e këtij kodi do të përforcohej mbrojtja e të drejtave civile dhe themelore të grave”, vijon njoftimi.

Në një rast, IKD gjen se Qeveria në kundërshtim me standardet e qeverisjes së mirë dhe në kundërshtim edhe me standardet e parlamenteve demokratike, riprocedoi Projektligjin për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze, katër ditë pas dështimit për votim në Kuvendin e Kosovës.

IKD, thekson se riprocedimi i një marrëveshje ndërkombëtare menjëherë pas një votimi të dështuar në parlament nuk pranohet si praktikë e zakonshme. Kjo për arsye se vendimet në lidhje me marrëveshjet ndërkombëtare konsiderohen si të pa kthyeshme dhe të përfunduara pasi t’iu jepet miratim ose refuzohet prej organeve përgjegjëse, përfshirë parlamentin në shumicën e rasteve.

“Shih si shembull Rregulloren e Kuvendit të Kosovës ku thuhet se ligjet e tjera me rastin e dështimit në lexim të parë nuk mund të riprocedohen në afatin prej tre muaj nga dita e mosmiratimit. Për më tepër, për të riproceduar një marrëveshje të tillë në kohë të shkurtër pas një votimi të dështuar, duhet të ketë një justifikim të qartë dhe të forcojë ndjeshmëri më të gjerë në shoqëri dhe veçanërisht te përfaqësuesit e qytetarëve”.

Sa i përket kushtetutshmërisë, Gjykata Kushtetuese (GjK) rrëzoi tërësisht Ligjin nr. 08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe pjesërisht Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Nenet e rrëzuara ishin themelore për synimin dhe qëllimin e Qeverisë. Në një rast tjetër, Gjykata rrëzoi tërësisht vendimin e Kuvendit të Kosovës për shkarkimin e anëtares së Bordit të OSHP-së, pas propozimit të Qeverisë së Kosovës.

“Në dy raste të tjera, GjK vendosi se ligjet e propozuara nuk janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Sipas saj, Ligji për Investimet e Qëndrueshme dhe në Ligjin nr.08/L-142 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që Përcaktojnë Shumën e Beneficionit në Lartësi të Pagës Minimale, Procedurat e Caktimit të Pagës Minimale dhe Shkallët Tatimore në të Ardhurat Personale Vjetore, janë në përputhje me Kushtetutën”.

IKD ka gjetur se në dy raste Qeveria e Kosovës është vonuar në zbatimin e aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, duke shkelur aktgjykimet dhe afatet e përcaktuara në to.

“Fillimisht, Ligji për Zyrtarët Publik u miratua shtatë ditë para përfundimit të afatit gjashtëmujor nga hyrja në fuqi e aktgjykimit në rastet KO216/22 dhe KO220/22. Ky ligj ende është në procedurë parlamentare dhe përmban dispozita që nuk janë në përputhje me kërkesat e GjK-së. Në rastin e dytë, nga faqja zyrtare e Kryeministrit shihet se Qeveria nuk ka nisur ende ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik. GjK kërkoi që këto ndryshime të bëhen brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e aktgjykimit, pra deri më 1 gusht 2024”, njofton IKD.

IKD shton tutje se, në këtë mënyrë, Qeveria e Kosovës ka shkelur në mënyrë të hapur dhe pa asnjë përgjegjësi para qytetarëve Nenin 116, paragrafi 1 të Kushtetutës së Kosovës.

IKD rikujton Qeverisë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë detyruese dhe kanë pasoja juridike.

“Ato duhet të respektohen nga institucionet e përfshira dhe të zbatohen sipas afateve dhe kërkesave të caktuara. Moszbatimi i tyre përbën shkelje kushtetuese dhe nuk mund të rishikohet nga asnjë institucion, përfshirë edhe vet gjyqësorin”.

“Në një rast tjetër, Qeveria e Kosovës vendosi që të shfuqizojë Rregulloren për Standardet Minimale të Konsultimeve Publike dhe ta bashkojë atë me një rregullore, atë për punën e Qeverisë. IKD, gjen në këtë rregullore se Qeveria ka zvogëluar afatin e konsultimeve për akte veçanërisht komplekse ose të rëndësishme, nga 60 ditë sa ishte në rregulloren e shfuqizuar, tani në rregulloren e re deri në 30 ditë kalendarike”, bëhet e ditur nga IKD.

Mes tjerash, IKD shton se zvogëlimi i afatit për konsultime publike të ligjeve nga 60 në 30 ditë mund të interpretohet si përpjekje për përshpejtimin e procesit legjislativ dhe rritjen e efikasitetit administrativ.

“Megjithatë, kjo mund të kufizojë pjesëmarrjen publike, të ulë transparencën dhe të reduktojë kohën për debat dhe komente të detajuara nga qytetarët dhe grupet e interesit”.

Në lidhje me miratimin e dokumenteve të tjera të rëndësishme, veçanërisht ato financiare afatmesme, siç është miratimi i Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve, IKD gjen se ajo u përcjell me mungesë të konsultimeve publike në Platformën Online të Konsultimeve Publike.

“Për këtë veprim të Qeverisë, reaguan edhe Rrjeti i Grave të Kosovës e cila organizatë, shprehu shqetësimin për publikimin e Kornizës së Shpenzimeve Afatmesme nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve për vitet 2025-2027. Publikimi i këtij dokumenti të rëndësishëm u bë duke shmangur Rregulloren mbi standardet minimale për procesin e konsultimit publik”, përfundon njoftimi nga IKD./

NGJARJE TË TJERA

spot_img