spot_img

Ilir Tafa, Shkumbin Istrefi dhe Sabri Fejzullahu bëhen bashkë, paralajmërohet një projekt i madh

spot_img

Aktori i njohur kosovar Ilir Tafa, në profilin e tij në facebook, ka publikuar foto me aktorët Shkumbin Istrefi dhe Sabri Fejzullahu, duke paralajmëruar një projekt të madh artistik.

Bëhet fjalë për serialin “Tre Vllaznit”, i cili tashmë ka filluar të xhirohet dhe pritet të jetë një nga projektet më të mëdha artistike në vend, shkruan Albaniannews.

Ilir Tafa ka promovuar Kosovën në vendet e ish-Jugosllavisë në kohën kur këtë nuk ka mundur ta bëjë politika, në vitet e para të pas shpalljes së pavarësisë.

“Përmes serialit boshnjak “Lud, zbunjen, normalan”, Tafa interpretoi personazhin e një të riu nga Kosova. Në personazhin e Mentor Kosovës, Tafa ka komunikuar me publikun e vendeve të ish-Jugosllavisë, pasi ky serial është transmetuar në Televizionin Federal të Bosnjës, Nova TV të Kroacisë, Televizionin A1 dhe Channel 5 të Maqedonisë së Veriut, në Televizionin Publik të Serbisë RTS dhe në Mal të Zi në RTV News. Për katër vite me radhë, në disa episode, personazhi i Tafës flet shqip, diskuton muzikën e Kosovës, shkallën e tolerancës që ka shoqëria shqiptare e Kosovës ndaj kategorive të frustruara.

Ndërsa, Shkumbin Istrefi njihet për publikun kosovar si aktor që ka luajtur në shumë shfaqje, filma e seriale televizive. Njihet më shumë për rolin e tij në serialin vendor Kafeneja Jonë.

Sabri Fejzullahu në anën tjetër, është aktor që ka luajtur në disa TV- dhe video-filma. Ndër të tjerë ai luajti me Ibrahim Krajkovën “Lecin” dhe Rasim Thaqin “Cimën”. Ai luajti edhe në serialet “Kur pranvera vonohet” dhe “Autobusi”. Po ashtu edhe në TV-komedinë “Qesh e ngjesh” me Xhevat Qenën, Leze Qenën, Ali Ahmetin dhe Adem Mikullovcin. Në filmografinë e tij gjenden mbi 20 filma, shumica të zhanrit komedi.

Për publikun e gjerë shqiptar, Sabri Fejzullahu njihet si këngëtar, i cili ka sjellë hite të pavdekshme, të cilat edhe sot dëgjohen nga të gjitha gjeneratat. /Albaniannews

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img