Këngëtarja e njohur kosovare, Adelina Thaçi ka rezultuar pozitive me koronqvirus.
Lajmin e ka bërë të ditur vet ajo përmes një postimi në Facebook, përcjell ORAinfo.
Këngëtarja ka shkruar se ajo është treguar mjaft e kujdesshme gjatë kësaj periudhe, por dy ditët e fundit i janë shfaqur simptomat dhe sot ka rezultuar pozitive.
Ja postimi i plotë i saj:
Te dashure miq e familjare,
Pas kaq muajve te kujdesit ne maximum nga ky virus,pa dal asnjihere pa maska pa doreza,besa 3 muajt e pare as nga shtepija.
Ne mesin e kesaj popullate kemi kaq shume njerez te pa pergjegjshe qe i hasim e e mshefin pa asni fije turpi.
Une hasa ne keto simptoma
Para dy dite, pra;
Lodhje te madhe te trupit
Dhimbje te syve larte, poshte, anash, kokedhimbje dhe qafa.
Une skam humbje te shijes e as te nuhatjes, jo koll.
Temperature 37.5
Pra keto ishin simptomet e mija
Dhe e bona testin ku para pak qastesh me rezultoi pozitiv.
Ju lutem mos fshehni qe jeni me virus, mos dilni pa masa mbrojtese, e ju njerez qe e fshihni duhet marre me ju ardh, e qe e di qe jeni te shumt!
Me respekt Adelina Thaqi Meta