Emisari Special i presidentit Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, është përplasur ashpër me ish-asistentin e Barack Obamas, Ned Price për çështjen e Kosovës si dhe për temën e komunitetit LGBTQ.
Përplasja nisi pasi që Price, tha se administrata Trump ka dështuar në zgjidhjen e çështjes mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan lajmi.net.
Reagimi i ishte i menjëhershëm nga Grenell, i cili i tha Price se ekipi dhe administrata e Obamas ka injoruar popullin e Kosovës dhe Serbisë për tetë vite, shkruan lajmi.net.
Ai ka përmendur edhe takimin në Uashington të premten e ardhshme.
“Kosova dhe Serbia zhvillojnë negociata javën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë. Ekipi juaj ka injoruar popullin e Serbisë dhe të Kosovës për tetë vite me radhë”, ka shkruar Grenell.
Ky i fundit duke përmendur deklaratat e kandidatit democrat, Joe Biden për president të Amerikës, ka thënë se i njëjti i cilëson homoseksualët si “rrezik serioz”.