Ipswich dhe Chelsea janë duke zhvilluar bisedime të avancuara për futbollistin shqiptar Armando Broja.
Lajmin e ka bërë të ditur korrespodenti i futbollit Ben Jacobs përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ai tha se kushtet e një huazimi të mëparshëm me detyrim prej 30 milion £ aktualisht janë duke u rinegociuar, ndërkohë që shtoi se palët janë optimiste.
“Ipswich dhe Chelsea tani janë në bisedime të avancuara për Armando Broja. Kushtet e një huazimi të mëparshëm me detyrim prej 30 milion £ aktualisht janë duke u rinegociuar pas një çështjeje të Akilit të zbuluar gjatë ekzaminimeve mjekësore origjinale të Brojës. Asgjë nuk është bërë ende, por të gjitha palët janë optimiste”, ka shkruar Jacobs.