spot_img

Ish-analisti i CIA dhe ish-zyrtari në administratën e Obamës flasin për sulmin e djeshëm në Veri

spot_img

Analistët amerikanë dënojnë sulmin e grupit të armatosur në veri të Kosovës, si pasojë e të cilin humbi jetën një pjesëtar i policisë.

David Kanin, profesor për Studime Evropiane në Universitetin Johns Hopkins dhe Charles Kupchan, studiues në Këshillin Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë shprehën shqetësimin për tensionimin e situatës. Ata dhanë mendime të ndryshme mbi mënyrën se si duhet të veprojë perëndimi më tej.

David Kanin i Universitetit Johns Hopkins thotë se për nga natyra dhe organizimi, sulmi i fundit është ndryshe nga incidentet e tjera të dhunshme në atë zonë të Kosovës.

“Duhet të trajtohet si një akt më vete i papranueshëm dhune, në të cilin të paktën 30 sulmues të armatosur jo vetëm që vranë një polic të Kosovës, por sulmuan një manastir serb. Dhe mendoj se ka rëndësi reagimi i kishës ortodokse serbe. Është e qartë se njerëzit në manastir ishin të pakënaqur që ata hynë në manastirin e tyre”, thotë prof. Kanin i cili shton se ky sulm ishte një provokim.

Charles Kupchan, studiues në Këshillin Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë, shpreh keqardhjen për dhunën, por thotë se nuk është shumë i befasuar prej saj.

“Kjo për shkak se tensioni në atë pjesë të vendit ka kohë që po zjen. Kemi parë shpërthime të dhunës lidhura me vendosjen e një sërë kryetarësh në veri të zgjedhur me një përqindje shumë, shumë të vogël, ndërkohë që banorët serbë i bojkotuan zgjedhjet e fundit”, thotë zoti Kupchan për Zërin e Amerikës.

Por ai shton se megjithëse jobefasues, përshkallëzimi e rrit seriozisht rrezikun e një përhapjeje të mëtejshme të dhunës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti akuzoi Beogradin për përshkallëzimin duke thënë se qëndron prapa sulmit. Ndërsa Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç fajësoi zotin Kurti për situatën në Veri, qëndrimi i të cilit sipas tij, u bë shkas që banorët serbë të mos duronin më.

Kanin tha se reagimi i kryeministrit Kurti ishte i përshtatshëm.

“Kosova është viktima këtu. Ata janë njerëzit që u sulmuan. Dhe Kurti tha ‘çfarë mund të presësh tjetër, duhet fajësuar Beogradi’. Vuçiç ishte në pozita mbrojtëse, duke u përpjekur ta distancojë Serbinë nga ajo që ndodhi duke iu referuar sulmuesve si serbë të rebeluar, duke u dhënë atyre një lloj konteksti dhe një lloj justifikimi. Por është e qartë se ai nuk është i kënaqur”, thotë ai.

Por zoti Kupchan thotë se të dyja palët kanë përgjegjësi për ngërçin dhe për përshkallëzimin e dhunës: Serbia që e ka mbajtur efektivisht veriun më shumë të lidhur me Beogradin se me Prishtinën dhe kryeministri Kurti me veprime që zoti Kupchan i quan provokuese dhe të panevojshme. Ai shton se shkallëzimi është alarmues për perëndimorët.

“Dhe mendoj se Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja do ta shohin këtë si një shenjë paralajmëruese. Nuk do të habitesha nëse shohim një rritje të mundshme në përmasat e pranisë së bashkësisë ndërkombëtare në rajon”, thotë ai.

Për Kupchan kjo ngjarje nuk do të thotë që Kurti është i justifikuar në veprimet e tij të deritanishme që janë kritikuar nga perëndimi. Ai thotë se presioni duhet të vazhdojë intensivisht tek të dyja palët.

“Kur tensionet janë të larta, ekstremistët përfitojnë për t’u organizuar dhe kur ka një situatë të polarizuar, kur ka fërkime mes komuniteteve, rritet rreziku i organizatave paraushtarake, rritet rreziku që qytetarët në veri t’i marrin gjërat në duart e tyre, edhe nëse nuk udhëzohen për ta bërë këtë nga autoritetet në Beograd”, thotë ai për Zërin e Amerikës.

Prandaj thotë ai, e vetmja rrugë është kthimi në tryezën e dialogut, pasi ngjarja është kujtesë se megjithëse janë arritur marrëveshje asnjëra palë nuk po vepron për zbatimin e tyre.

“Nëse ka një element pozitiv këtu është se u kujton Prishtinës dhe Beogradit, se nuk jemi aq larg nga përshkallëzimi dhe dhuna, dhe se të dyja palët duhet të kthehen në tryezën diplomatike. Të dyja palët duhet të tregojnë përmbajtje përpara se gjërat të dalin jashtë kontrollit”, thotë ai.

Kanin, ish- analist i lartë i CIA-s thotë për Zërin e Amerikës, se është e rëndësishme për perëndimin që të jetë i bashkuar në trajtimin e dhunës së fundit veçmas nga procesi diplomatik.

Presidenti serb Vuçiç tha pas përshkallëzimit të fundit se e vetmja zgjidhje është krijimi Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në veri dhe një polici të përbërë nga serbët lokalë. Kryeministri Kurti u ka rezistuar thirrjeve për të.

Kupchan i Këshillit Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë, thotë se Asociacioni duhet krijuar.

“Mendoj se është në interes të Kosovës dhe është në interes të kryeministrit Kurti që ta formojë Asociacionin e Komunave Serbe”, thotë ai.

Por Kanin mendon të kundërtën.

“Krijimi i Asociacionit do të ishte shumë në favor të Serbisë. Ajo që do të zhdukej do të ishte një nivel tjetër i sovranitetit të Kosovës në veri. Nëse krijohet Asociacioni, Kosova do ta kishte edhe më të vështirë t’u përgjigjej incidenteve të tilla”, thotë ai, duke shtuar se ngjarja ia forcon pozitat zotit Kurti në kundërshtimin e tij.

Megjithë mungesën e përparimit në raundin e kaluar të dialogut dhe deklaratave të fundit ku zoti Kurti dhe zoti Vuçiç akuzojnë ashpër njëri tjetrin, zoti Kupchan e mbështet qasjen e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara:

“Rruga përpara kërkon presion të vazhdueshëm të përditshëm ndaj të dyja palëve, duke mos e drejtuar gishtin nga njëra apo tjetra palë. Kjo është një mundësi për të ecur drejt një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe një normalizimi të qëndrueshëm të marrëdhënieve”, thotë ai.

Por Kanin thotë se sulmi tregon se të paktën disa serbë u ndjenë mjaftueshëm të inkurajuar nga qëndrimet e dobëta të SHBA-së dhe BE-së që ai thotë se kanë qenë të ashpra ndaj Kosovës dhe në favor të Serbisë.

“Sulmi i fundit e bën më pak të mundur që të ketë hapa përpara. Dhe kjo shkon në dëm të diplomacinë amerikane dhe evropiane, e cila edhe pa ngjarjen e fundit, ka dështuar. Politika perëndimore ka dështuar në këtë drejtim për një kohë të gjatë, propozimi i tyre ka dështuar”, thotë ai.

Kupchan thotë se përshkallëzimi i fundit ndodh në sfondin e luftës në Ukrainë dhe hapat drejt një zgjidhjeje mes dy palëve do ta bënin më pak tërheqës rolin e Rusisë në rajon.

“Mendoj se BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara po i kushtojnë vëmendje të konsiderueshme rajonit. Por gjëja e fundit që do të donin është një shpërthim i ri i dhunës në Evropën Jugore. Dhe kjo është një nga arsyet që mendoj se do të shohim një angazhim të ri në ditët në vijim”, thotë ai.

NGJARJE TË TJERA

spot_img