Ish-kryetari i Forumit Rinor Eurosocialist në Shqipëri, Juxhin Çela, ka krahasuar policët e Kosovës të cilët janë duke zbatuar vendimin e Qeverisë për reciprocitet në targat e automjetëve me Serbinë, me ushtrinë e Slobodan Milosheviçit.
Ish anëtari i Partisë Socialiste në Shqipëri, Juxhin Çela, ka ngjallur reagime të shumta me postimin e tij në Twitter, ku duke komentuar reagimin e pjestarëve të Policisë së Kosovës në veri të vendit, ka thënë se një veprim i tillë nuk dallon shumë nga ushtria e Milloshevicit.
“Prishtina duhet te terheqi trupat speciale nga veriu dhe te ndali drejtimin e armeve te njerez pa arme qe nuk duan shtetin e Kosoves/Prishtines ne token ku ata banojne dhe jane shumica, ndryshe nga ndryshon ushtria e Albinit nga ushtria e Millosheviqit?” – shkroi ai.
Prishtina duhet te terheqi trupat speciale nga veriu dhe te ndali drejtimin e armeve te njerez pa arme qe nuk duan shtetin e Kosoves/Prishtines ne token ku ata banojne dhe jane shumica, ndryshe nga ndryshon ushtria e Albinit nga ushtria e Millosheviqit?
Autoriteti i Prishtines > pic.twitter.com/iNXrXWutog
— Juxhin Çela (@JuxhinCelaEU) September 21, 2021