spot_img

Ish-diplomati amerikan: Gjykata Speciale ka ndryshuar mandatin, ka harruar raportin e Dick Marty-t

spot_img

Ish-diplomati amerikan Daniel Serwer ka thënë se ndërkohë që Shtetet e Bashkuara janë të fiksuar me procedurat gjyqësore kundër Donald Trump, një tjetër president dhe bashkëluftëtarët e tij të dikurshëm po gjykohet në Hagë: Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Serwer ka thënë se ekziston një fije e përbashkët mes këtyre dyve: Jack Smith. Ai ka shtuar se Smith ishte prokuror në Hagë përpara se të merrte pozicionin e tij në Uashington për të kryer hetime dhe ndoshta për të ndjekur penalisht Trump.

Ish-diplomati amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, ka deklaruar sot se Gjykata Speciale ka mandat bazuar mbi ligjet e Kosovës dhe mbi pretendimet e raportuara nga Dick Marty në Raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të 7 janari, 2011, por kjo gjykatë ka dalë nga ky mandat.

“Unë nuk jam avokat, por në mënyrën time të të menduarit laik, gjykata është larguar dukshëm nga ky mandat. Duket se ka harruar raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, ka thënë ai, në një intervistë për Deutche Welle.

“Pretendimet kryesore në raportin e Këshillit të Evropës duket se janë të pabaza dhe janë lënë jashtë akuzave kundër të akuzuarve. Prokurori po ndjek akuza të tjera, më pak specifike, kundër udhëheqjes së UÇK-së, që nuk kanë lidhje me raportin e Këshillit të Evropës”, ka theksuar Serwer, percjell Demokracia.com.

Sipas tij, dënimi i krerëve të UÇK-së në Hagë sigurisht që do të ketë implikime për të akuzuarit, përfshirë ndëshkimin, por do të duhet shumë kohë derisa të ketë një vendim.

“Paraburgimi i tyre më duket i padrejtë”, ka thënë Serwer.

Serwer konsideron se Kosova bëri gabim që pranoi të themelonte Gjykatën Speciale pa marrëveshje reciproke me Serbinë, që edhe Beogradi të ketë një gjykatë me juridiksion për krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe krimet e tjera brenda Serbisë, ku tre vëllezër amerikanë (vëllezërit Bytyçi u vranë menjëherë pas luftës, në vitin 1999).

“Serbia ishte keqbërësi kryesor në vitet 1990. Natyra e njëanshme e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit e pengon këtë gjykatë që të vendosë drejtësi për krimet e kryera nga Beogradi”, ka deklaruar Serwer.

Ai theksoi se gjykimi tashmë po përkeqëson pakënaqësitë në Kosovë, duke qetësuar ndjenjat në Serbi dhe duke e bërë më të vështirë për Prishtinën që të normalizojë marrëdhëniet me Beogradin.

“Kjo do të përkeqësohet”, vlerëson ai.

NGJARJE TË TJERA

spot_img