spot_img

Ish-yjet rumun nuk e llogarisin fare Kosovën!

spot_img

Shorti për Euro 24, i ka gëzuar futbolldashësit kosovar, të cilët e shohin lehtë të kalueshëm grupin, sikurse edhe ekspertat që e vlerësojn vetëm Zvicrën si më të pakalueshmen, por edhe në Rumani e kanë prit mirë shortin.

Legjendat e Rumanisë besojnë se Kombëtarja e këtij shteti pati fat në shortin e hedhur së fundmi për kualifikimet e Kampionatit Evropian.

Rumunët përfunduan në Grupin I së bashku me Zvicrën, Izraelin, Kosovën, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Victor Piturcă thotë se Rumania duhet të luftojë për dy vendet e para në një grup të tillë.

Ish-selektori i Rumanisë është i mendimit se asnjëra prej Kombëtareve nuk janë të pamposhtura, madje as Zvicra, që konsiderohet si favorite e grupit.

“Sigurisht, Zvicra është shumë lart në renditjen e FIFA-s (15). Ata kanë lojtarë të vlefshëm që luajnë në kampionate të forta, por mund të fitosh edhe kundër tyre. As Zvicra nuk është një skuadër për t’u frikësuar. Ne e duhet ta kemi në mendje idenë për ta zënë vendin e parë ose të dytë, që të çon automatikisht në turneun final. Edhe unë në një moment garoja për vendin e parë me Holandën dhe arritëm ta realizonim këtë ëndërr. Pse të mos e mendojnë të njëjtën gjë ata që janë në krye për momentin?”, u shpreh Pițurcă për mediumin rumun “Pro Arena”.

Ndërkaq, Ciprian Marica, ish-sulmues i Kombëtares rumune, thotë se kualifikimi për rumunët është i mundshëm, por jo edhe i lehtë.

“Edhe sikur ta zgjidhnim vetë grupin, nuk mund të zgjidhnim më mirë. Me fat është edhe Edi Iordănescu, ai e ka një grup të suksesshëm. Është e arritshme, por jo e lehtë”, deklaroi ai.

“Vendi i parë? Le të mos ëndërrojmë tani. Ideja është që ne kemi shanse”, përfundoi Marica.

Dje, rumunët thanë se nuk e dinë nëse do të luajnë me Kosovën, pasi vendi i tyre nuk e njeh pavarësinë e shtetit tonë, duke shtuar se do të konsultohen me Qeverinë e Rumanisë, për ta marrë më pas vendimin final.

E ish-ministri i jashtëm rumun theksoi se kjo Kombëtare nuk duhet të përballet me Kosovën edhe nëse humb në tavolinë, 0:3.

NGJARJE TË TJERA

spot_img