spot_img

Ish-Zëvendës Shefja e NATO-s për tranzicionin e FSK-së në ushtri: “Duhet të arrihet, vetëm: ushtrim, ushtrim, ushtrim”

spot_img

Që Forca e Sigurisë së Kosovë të kalojë suksesshëm tranzicionin dhjetëvjeçar në ushtri duhet vetëm “trajnim, trajnim, trajnim”, ka thënë ish-Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller, në një intervistë për REL-in (shërbimi në gjuhën serbe).

“Në rend të parë, profesionalizimi është me rëndësi, tepër me rëndësi. Kjo do të thotë: trajnim, trajnim, trajnim dhe punë e përbashkët me këshilltarë. E di që aleatët e NATO-s, partnerët e Kosovës, e sigurojnë këtë ndihmë. Po të isha unë ta këshilloja Kosovën, do të thoja që krijimi i një force profesionale ushtarake, të trajnuar mirë, në përputhje me NATO-n, me standarde të NATO-s, është një qëllim që duhet arrihet”, ka thënë ajo.

Pyetur se sa kohë mund të zgjasë kjo, ajo përgjigjet kështu.

“Është shumë e vështirë për mua të them sepse nuk jam në terren dhe nuk kam qenë për një kohë të gjatë. Është e qartë se ka çështje politike, ushtarake dhe ekonomike që duhet të zgjidhen nga Qeveria e Kosovës për shkak të këtyre ndryshimeve. Të gjitha këto transformime kërkojnë burime, ato janë të shtrenjta”, ka thënë Gottemoeller.

NGJARJE TË TJERA

spot_img