Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka takuar sot kryetarin e delegacionit të Bosnje dhe Hercegovinës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) dhe deputetin, Sasha Magazinoviq.
Në njoftimin për media thuhet se Kurti e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të tij ndaj anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
“…Anëtarësimi në Këshillin e Evropës mbetet prioritet i politikës sonë të jashtme, por edhe asaj të brendshme, duke qenë se aderimi në këtë organizatë dhe institucion të rëndësishëm ofron një kornizë e garanci shtesë për mbrojtjen e të drejtave të pakicave”, citohet të ketë thënë Kurti.