Trajneri i ri te Prishtina, Ismet Munishi vazhdon reformat në skuadër. Ai së fundi
ka vendosur t’i tregoi derën sulmuesit Sadam Sulley me të cilin Prishtina ka ndërprerë bashkëpunimin edhe zyrtarisht.
25-vjeçari iu bashkua “bardhekaltërve” në janar të këtij viti nga skuadra sllovake FK Senica.
Sulley është paraqitur në total në 16 ndeshje zyrtare në të gjitha garat me ekipin kryeqytetas dhe i ka realizuar shtatë gola.
“ Stafi i FC Prishtinës e falënderon përzemërsisht futbollistin shtatlartë për kontributin e dhënë në skuadër dhe i dëshiron shëndet e suksese në vazhdim të karrierës”, ka shkruar FC Prishtina në facebook.