Izraeli të premten ka kryer sulme të paparalajmëruara nëpër zonat kyçe bërthamore dhe ushtarake të Iranit, duke vrarë katër komandantë ushtarakë dhe të sigurisë. Irani është kundërpërgjigjur me lëshimin 100 dronëve në drejtim të territorit izraelit. Sulmet ka ngjallur shumë reagime. Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka alarmuar Republikën Islamike që të pranojë marrëveshjen mbi programin e saj bërthamor, ose të përballet me më shumë sulme brutale. Ndërkohë që Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte e ka quajtur sulmin e Izraelit të njëanshëm. Të gjitha përditësimet rreth sulmit mund t’i lexoni këtu:
Izraeli ka sulmuar kryeqytetin e Iranit të premten dhe ka thënë se ka shënjestruar zonat bërthamore dhe ushtarake. Ushtria izraelite ka thënë se 200 avionë luftarakë janë përdorur në sulmet mbi Iranin.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se Izraeli kreu operacion ushtarak duke e arsyetuar se qëllimi është të frenohet kërcënimi i Iranit ndaj shtetit të tij.
Ai ka paralajmëruar se sulmi do të vazhdojë deri në “eliminimin” e këtij kërcënimi.
Nga zonat e goditura ishte selia komanduese e Gardës Revolucionare Islamike në Teheran, duke vrarë komandantin e saj, Hossein Salami. Është vrarë edhe Ali Shamkhani, njeri i afërt i Khameneit dhe ish-kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.