Borë dhe acar gjatë javës vijuese. Fillon dimri i vërtetë me ditë të akullta. Temperaturat minimale mund të zbresin edhe nën -10C.
9.01.2022 – Pas javëve me mot më të butë dhe temperatura ndjeshëm më të larta nga vlerat mesatare, në javën vijuese si duket po fillon dimri i vërtetë me rënie të temperaturave dhe paraqitjen e ditëve të akullta, kur temperatura maksimale mbetet nën 0C. Në ditët e para të javës parashihen edhe kushte për të reshura bore, kryesisht të intenzitetit të dobëta, e më intenzive përreth viseve malore. Nga e marta dhe mërkura më shumë si rrebeshe të shkurta bore. Ditëve të para të javës edhe do të fryjë erë e ftohtë veriore, e ndjeshmëria subjektive e temperaturës, apo windchilli, do të jetë edhe më i ftohtë edhe deri në -10C.
Trashësia e borës varësisht nga relievi mund të shkojë deri në 10cm e 15cm, e në vise malore mbi 30cm.
Nga dita e enjte nën kushtet e motit të kthjellët dhe depërtimit të acarit në rajon, temperaturat do të pësojnë rënie më të ndjeshme, por se nga e premta me një tendencë në rritje.
Erërat e theksuara veriore që fryjnë në këto ditë do të mbajnë ndotësit ajror të shpërndarë, e pas këtyre ditëve të fundjavës, me indeks në vlera të dobëta e shumë të dobëta, cilësia e ajrit do të shënojë përmirësim dhe kryesisht do të jetë në vlera të mira e të pranueshme. Vetëm me qetësimin e erës nga pjesa e dytë e javës indeksi sërish mund të kaloj në vlera të dobëta e shumë të dobëta.
10.01 – Ftohtë, kryesisht vranët e me erë. Kohëpaskohe priten edhe reshje të dobëta bore, derisa në vise malore mund të jenë më intenzive. Ditën në vise më të ulëta reshjet mund të përzien edhe me shi.
11.01 – Mbetet mot i ftohtë, me erë e kryesisht me vransira. Kohëpaskohe priten mundësi për rrebeshe të dobëta bore.
12.01 – Mot i ftohtë, me vransira e ditën edhe intervale me diell. Herë herë me mundësi për rrebeshe të dobëta bore.
13.01 – Mot i acartë, paradite me vransira e gjatë ditës me kthjellime.
14.01 – Mot i acartë, kryesisht me diell gjatë ditës.
Temperaturat në të dy vlerat ekstreme pësojnë rënie të ndjeshme gjatë kësaj jave. Minimalet pritet të zbresin nga 0C e -1C edhe nën -10C, deri në -12C të enjten në mëngjes, e maksimalet nga 1C ditën e hënë, zbresin në -2C e -5C nga mesi i javës, por se nga dita e premte pritet të shënojnë rritje edhe deri në 2C.
Ditëve të para të javës do të fryjë erë më e vazhdueshme, e ftohtë, mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga verlindja 5-14m/s, vende-vende me hove edhe deri në 16m/s apo 60km/h.
Shtypja atmosferike në fillim të javës pëson rënie nën vlera normale, e më pas me rritje të shpejtë lartë mbi vlera normale.