spot_img

Ja pse dështojnë kombet

spot_img

Shkruan: Atdhe Gjoci

Qyteti i Nogales është i ndarë në dysh nga një gardh. Nëse qëndroni afër tij dhe shikoni kah veriu, ju do ta shihni Nagoles në Arizona që ndodhet në çarkun e Santa Cruz-it. Të ardhurat e një ekonomie familjare janë 30 000 dollarë në vit. Jeta në jug të gardhit vetëm disa hapa më tutje është mjaft e ndryshme. Banorët e Nagoles në Sonora jetojnë në një zonë relativisht të pasur të Meksikës dhe te ardhurat mesatare te një ekonomie familjare janë sa një e treta e atyre të Nagoles në Arizona.

Por edhe kur spanjollët filluan pushtimin e Amerikës në vitin 1490, Anglia ishte një fuqi e vogël evropiane e cila ishte duke u rimëkëmbur nga efektet shkatërruese të një lufte civile, lufta e trëndafilave.

Por, Revolucioni Industrial filloi në Angli. Suksesi i parë i tij ishte revulucionizimi i prodhimit të veshjeve të pambukut duke shfrytëzuar makinat të mundësuara nga rrotat e ujit dhe më vonë nga motorët me avull.

Dikush mund të thotë se e gjetëm formulën e zhvillimit industrial. Por, jo. Ne tani jemi në një kohë tjetër. Teknologjia ka avancuar edhe pse ne kemi ngelur në vendnumro. Dikush nga harbutët mund të thotë se jemi të vonuar dhe s’mundemi të kapemi me tregjet e huaja. Po mire do ta thoshte, ama tek ne në vendin tonë nuk ka njeri që e mohon se: Lesh, zarzavate, mullinjtë me ujë, vreshtat e rrushit, blegtoria, turizmi malor, kanë potencial për t’i pasur edhe me bollëk sa për nevojat e konsumit vendor por, ne edhe disa nga këto i importojmë. Pas çlirimit, diçka kishte ngelur sa për të mos filluar krejt nga zero, edhe atë e keqpërdorëm, thua që s’ishte e jona.

Më kujtohet rrëfimi i një plaku shqiptar për periudhën pas komunizmit ku thoshte se “demokratët na thoshin se gjithçka që e ka ndërtuar komunizmi rrënone, çdo gjë do ta ndërtojmë nga e para”. Me gjasë kjo ishte kauzëe e armiqve të Shqipërisë qe ishin infiltruar përmes strukturave politike. Ndoshta është edhe legjendë, por ashtu ndodhi. Nuk ishte vullnet i shqiptarit ta rrënonte vendin e tij. Po ja qe harbutë ka çdo kund. Populli thotë: S’ka mal pa derra. Ndër shqiptarë derri del me i tërbuar se çdo kund tjetër. Por ja që ata e rrënuan çdo aset që e ndertoi regjimi komunist dikur. Po si ka mundësi të mos kishim marrë mësim nga vëllezërit tanë shqiptarë.? Ne e bëmë të njëjtën gjë, veç se e sofistikuam shkatërrimin. Ne bashkë me UNMIK-un përkrahëm një platformë privatizimesh që edhe ato makineri që kishim, fabrika etj, i privatizuam me çerek vlere, e në rastin më të mirë, disa edhe i dhamë sa për t’i hequr qafe. Sot vendet e zhvilluara kanë avancuar dhe na arsyetohen se kështu është i gjithë Ballkani. Arsyetim që duhet të djersit edhe pafytyrësinë e tyre. Por kur s’ke ndërgjegje s’të vret asgjë.

Teoria e fundit popullore se pse disa kombe janë të varfra e disa të pasura është hipoteze e injorancës e cila pohon se pabarazia botërore ekziston për shkak se, ne ose qeveritarët tanë nuk dimë se si ta bëjmë te pasur vendin tonë të varfër.

Vendet si Britania e Madhe, Amerika etj, u bënë të pasura sepse qytetarët e tyre përmbysën elitat që kontrollonin pushtetin dhe formuan një shoqëri ku të drejtat e pushtetit i shpërndanë. Ne edhe këtë shansë e humbëm. Në dorë e kishim.

Ne e shkatërruam arsimin, themelin e vetëdijes, mjetin e vetëm për t’u ngritur. Japonezët e plotë kombe të tjera, arsimi ishte i pari që i ngriti, e tek pastaj pasuria nëntokësore, etj.

Japonia renditet ndër vendet më të varfra për hekur, por ajo ka industrinë më të zhvilluar në botë edhe pse importon hekur nga Suedia, SHBA e vende tjera. Nuk e pengoi mungesa e lëndës së parë për të qenë lider botëror në industri.

Japonia, në vitin 1945 doli humbëse në luftë, humbi rreth 2 000 000 ushtarë, kishte kapitulluar tërësisht. Në vitin 1948, Amerika ia kaloi pushtetin qeveritarëve japonezë. Por, tani Japonia është vendi që bëri rimëkëmbjen ekonomike më të shpejt nga gjithë vendet e përfshira në Luftën e Dytë Botërore. Që nga viti 1952, GDP-ja e këtij vendi u rrit vrullshëm. E gjithë kjo ngritje ndodhi duke e ndërtuar arsimin dhe jo duke e rrënuar atë.

Reliktet tona politike e gjetën piken vitale ku ta shkatërronin popullin që ta mbanin dhe ta shfrytëzonin si tufë delesh. “Reliktet” së pari e shkatërruan arsimin, gjykatën, mjekësinë pastaj sektorët e tjerë më radhë.

Punësime me nga 200 mijë qytetarë në premtime elektorale, po vërtetë punësime në rrugët e azilit ekonomik. Në fushata elektorale i përqafonit qytetarët sa për t’ua marrë votën, pastaj i shpërblyet me ikje, pasiguri, papunësi, varfëri, zgjodhët ta duani në heshtje popullin, sepse në heshtje nuk gjenit as një pengesë.

Duke e shkatërruar arsimin ia dolët ta mbani peng një popull të tërë. Sikur të ishte arsimi në nivele te Bashkimit Evropian s’do ia dilnit ta skllavëroni një popull të tërë. Nëse duhet bërë një lëndim ndaj një njeriu, atëherë ai lëndim duhet të jetë shumë i rëndë saqë nga hakmarrja e tij të mos kesh aspak frikë.

Refuzimi dhemb. Te humbësh dikë, dhemb. Dëshira dhemb. Të gjithë i ngatërrojnë këto me dashurinë kur në fakt dashuria është e vetmja që fshinë çdo dhembje duke na bërë të ndihemi mrekullisht mirë. Dashuria është e vetmja në këtë botë që nuk dhemb, por ju e tradhtuat dhe ajo do t’ju dhemb një ditë, mu atëherë kur do të jetë vonë.

Populli ju deshi, e ju pa si çlirimtarë. Ju e tradhtuat atë dashuri.

Dashuria e pa pjekur thotë “të dua sepse kam nevojë për ty”, ndërsa ajo e pjekur e thotë të kundërtën “të dua sepse të dua”. Ju nuk e deshët popullin, vendin as gjakun e të rënëve për këtë atdhe. E deshët vetëm pushtetin si trampolinë për t’u pasuruar. Populli thotë “dita mirë shihet me natje”. Një shkëndi ndezë një mal. Por te ne, mali po hesht, e një natjeje e errët na ka mbuluar si pasojë e injorancës popullore.

Ujku mjegull kërkon, por kur kalon dy herë, dikur e mëson rrugën, kalon edhe pa mjegull. Cjapi mendje lehtë shqetëson bariun duke e lënë tufën të shkujdesur si rrapi shiun. Po tufa si po organizohet sot? Sot tufa është pa bari, ka mbetur kope e braktisur. Më shumë se kurrë na duhet kapiteni të na shpëtojë përballë furtunës.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img