spot_img

Jasharaj paralajmëron Kurtin: Nga 20 prilli hyjmë në grevë, fajet i ke ti

spot_img

SBASHK’u paralajmëron Kurtin: Nga 20 prilli hyjmë në grevë, fajet i ke ti
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka paralajmëruar se nga data 20 prill do të jenë ë grevë nëse kërkesat e tyre hasin në veshë të shurdhër, shkruan Gazeta Metro.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura te Kosovës (BSPK) ka kërkuar rritjen e pagave, zbatimin e Ligjit për Sigurimin Shëndetësor, si dhe ndryshim-plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale.

Në protestën para objektit të neverisë u paralajmërua ekzekutivi për masa më radikale.

Kryetari i BSPK’së, Atdhe Hykolli tha se nuk do të vazhdojnë të durojnë qeverinë pa zbatuar kërkesat e tyre.

Ndërsa, udhëheqësi i SBAShK’ut, Rrahman Jasharaj tha se prej datës 20 prill do të jenë në grevë nëse kërkesat e tyre hasin në veshë të shurdhër.

“Këta punëtorë të arsimit, nga 20 prilli do t’i shohësh në grevë dhe populli lë ta dijë se fajtori i vetëm është kryeministri Kurti dhe qeveria e tij. Në të ardhmen do të jemi këtu, sepse është sheshi ynë, në të ardhmen do të jemi në shkolla, por do të jemi në grevë”, është shprehur Jasharaj.

Tutje, kryetari i SBASHK-ut, tha se dikujt s’do i dalin hesapet si duhet, e sipas tij, asaj që s’do i dalin hesapet si duhet do të jetë Qeveria e Kosovës.

Paraprakisht, sindikalistët parakaluan nëpër rrugët e kryeqytetit dhe e përfunduan protestën para objektit qeveritar. /gazetametro.net

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img