spot_img

Java fillon me shi, paralajmërohen edhe vërshime

spot_img

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHMK) parashikon që java e parë e vjeshtës parashihet me kushte të ndryshueshme meteorologjike.

Dita e hënë fillon me vranësira të dendura të cilat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.

Kushte afërsisht të ngjashme të motit priten edhe ditën e martë, ku pos reshjeve parashihen edhe pak rreze dielli dhe mundësi për shkarkime rrufesh.

Të mërkurën vranësira më të theksuara dhe më pak reshje të cilat nuk do të përfshijnë gjithë territorin.

Të enjten dhe të premten mot më stabil dhe me rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-22 gradë Celsius, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit.

Nga IHMK po ashtu kanë njoftuar se sipas parashikimeve nëpër disa pjesë të Kosovës, sidomos në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Klinë, Malishevë, Rahovec), pastaj pjesa qendrore dhe verilindore e vendit, mund të krijohen vërshime të shpejta, të cilët mund të shkaktojnë vështirësi dhe probleme, si në rrëshqitje të dheut, mbyllje të sistemit të kanalizimeve dhe vështirësi në qarkullim.

“Këtë situatë mund ta vështirësojnë edhe reshjet nga java e kaluar, të cilat kishin shkaktuar përmbytje në disa komuna, tokat e rrafshëta të të cilave tani duket se janë të tejngopura me ujë dhe është limituar kapaciteti i tyre thithës gjegjësisht lagështia e tokës në shtresën sipërfaqësore.”

NGJARJE TË TJERA

spot_img