Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se javën që vjen, fillon vaksinimi kundër gripit në Kosovë.
IKShPK thotë se personat e moshës mbi 65-vjeç, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët mbi 6 muaj me imunitet të dobësuar, bëjnë pjesë në grupet e rrezikut që duhet vaksinuar së pari.
“Tre vaksina të tjera: Kundër Human Papilloma Virusit; Vaksina kundër Pneumokokut dhe Vaksina kundër Rotavirusit janë pjesë e Kalendarit të rregullt të vaksinimit (2023/2024) në Kosovë”, thuhet në njoftim.