Joe Biden edhe zyrtarisht është bërë kandidat i demokratëve për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ishin të pranishëm edhe dy “veteran” të kësaj organizate politike.
Dy ish-presidentët demokratë, Bill Clinton dhe Jimmy Carter, si dhe ish Sekretari i Shtetit, Colin Powell, një republikan, miratuan kandidimin e Bidenit në kongresin e partisë, raporton BBC.
Clinton tha se presidenti Donald Trump kishte sjellë “kaos” në Zyrën Oval të Shteteve të Bashuara të Amerikës.
It is the honor of my life to accept the Democratic Party's nomination for President of the United States of America. #DemConvention
— Joe Biden (@JoeBiden) August 19, 2020
Konventa ishte virtuale, në mesin e pandemisë së coronavirusit dhe është e paqartë nëse një format fjalimesh të para-regjistruara dhe asnjë audiencë e gjallë, do të krijojnë të njëjtat nivele entuziazmi si tubimet tradicionale të partisë.
Biden, ish-zëvendëspresidenti gjatë presidencës së Barack Obamës, u bë kandidati i partisë në një votim të regjistruar paraprakisht nga delegatët e 50 shteteve.
Theksojmë edhe Konventa e Republikanëve që do të mbahet gjatë javës së ardhshme, do të jetë gjithashtu virtuale.
Ndryshe, zgjedhjet presidenciale amerikane pritet të mbahen më 3 nëntor të këtij viti, ku do të ballafaqohen presidenti aktual, Trump si dhe Biden.