spot_img

Joe Biden prezanton SANKSIONET SHKATËRRUESE, “fik” ekonominë e Rusisë

spot_img

Presidenti amerikan Joe Biden në një deklaratë pas takimit me liderët e tjerë të G7, ka prezantuar ato që ai i quajti “sanksione shkatërruese” për Rusinë, pas sulmit në Ukrainë.

Biden u shpreh se së bashku me aleatët e tjerë të Bashkimit Europian, Japoninë, Australinë dhe Zelandën e Re, e kanë përgatitur këtë sulm prej muajsh, që në momentin që Rusia paralajmëroi se do të sulmonte Ukrainën.

Presidenti amerikan tha se SHBA do të bllokojë të gjitha bankat ruse që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, mes tyre edhe bankën e dytë më të madhe të Rusisë, ku në total do të bllokohen më shumë se 1 trilionë dollarë asete.

Gjithashtu Rusia nuk do të lejohet të përdorë monedhat e huaja: dollarin, paundin, euron, dhe jenin japonez. Presidenti amerikan sqaroi se trupat e NATO-s nuk do të përfshihen drejtpërdrejt në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës, por do të qëndrojnë në kufijtë e shteteve lindore që janë pjesë e Aleancës, duke ruajtur çdo pjesë të territorit të tyre.

NGJARJE TË TJERA

spot_img