spot_img

Jurgen Klopp tregon pse nuk po luan Shaqiri

spot_img

Njeriu i harruar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, nuk do të paraqitet në derbin e Merseyside këtë të diele, për shkak të lëndimit nga i cili ende është duke i riaftësuar, ka njoftuar trajneri i tij, Jurgen Klopp.

Trajneri i të kuqve Klopp konfirmoi se përfaqësuesi shqiptar i Zvicrës nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Liverpoolit për ndeshjen kundër Evertonit sonte në mbrëmje, sepse ende është duke u shëruar nga lëndimi i pulpës së këmbës, transmeton Gazeta Express.

Shaqiri nuk ka luajtur për Liverpoolin që prej muajit janar dhe do t’i duhet të presë edhe më gjatë për t’u rikthyer në fushë.

“Ai është i lënduar, prandaj nuk është gati, por është në rrugë të mirë për t’u kthyer”, tha Klopp për Shaqirin.

“Shaqiri ka stërvitur por jo edhe shumë me pjesën tjetër të ekipit. Ai nuk do të mungojë gjatë, por është lojtar i vetëm i lënduar momentalisht”, shtoi ai.

E ardhmja e Shaqirit në Anfield është shumë e pasigurt dhe ai mund të largohet në afatin kalimtar të kësaj vere.

Raportohet se Newcastle United do ta blejë anësorin nga Gjilani i Kosovës, nëse klubi kalon në pronësi të miliarderëve arabë.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img