Sot u zhvillua ndeshja e fundit e sezonit dimëror në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll.
Kampioni në fuqi, Ballkani barazoi në shtëpi me Prishtinën me rezultat 1:1, ndeshje kjo e mbetur nga java e 14-të.
Pas kësaj ndeshje, skuadra e Dritës vazhdon të jetë lidere në Superligën e Kosovës me 38 pikë aq sa ka edhe Ballkani, por që klubi Gjilanas shpallet Kampion dimëror.
Prishtina renditet në vendin e tretë me 27 pikë, aq sa ka edhe Gjilani në vendin e katërt.
Në tre pozitat e fundit renditen Malisheva dhe Trepça ’89 me nga 19 pikë, ndërsa Ferizaji me 13 pikë.
Kjo ishte ndeshja e fundit e sezonit dimëror, ndërsa sezoni pranveror fillon me 11 shkurt.