Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar msit te partia e tij, për të barë pazar politik që këto dy parti të jenë së bashku në pushtet, por që ai nuk ka pranuar, shkruan Gazeta Metro.
Kadri Veseli edhe njëherë ka thënë se VV i ka dërguar msit për të bërë koalicion, por që ai nuk ka pranuar të ketë pazare për pushtet.
Madje, Veseli ka shtuar se ka fakte për një gjë të tillë, të cilat mund t’i publikojë, shkruan Gazeta Metro.
”Nuk ka nevojë që Lëvizja Vetëvendosje të dërgoj msit dhe që thjesht nuk ka pasur nevojë për pazar. PDK është konsistente dhe që ka një qëndrim që nga 6 tetori që do të jemi në opozitë.
Këto çka po i them janë të vërteta dhe unë nuk gënjej kur them se ka pasur msit. Bashkëpunëtori i afërt me Kurtin ka ardhur për ngeocitat që të jemi bashkë në pushte dhe kam fakte për të”, ka thënë Veseli në Rubikon.
Në fund ai ka thënë se nuk ka vija të kuqe për partinë e Albin Kurtit, por njëherë për njëherë qëndrimet tona janë shumë të kundërta.
Kujtojmë se një gjë të njëjtë, Veseli e kishte deklaruar edhe më herët./gazetametro.net