spot_img

Kampioni i Kosovës mbetët pa stadiumin e ri, nuk përkrahet propozimi i Albana Bytyqit

spot_img

Kampioni i Kosovës, FC Ballkani pas suksesit të jashtëzakonshëm në garat vendore dhe ato ndërkombëtare, duke u plasuar në grupet e Conference League, vazhdon të ketë probleme me stadium.

Vendi ku i zhvillon ndeshjet si vendas Ballkani, mezi i plotëson kushtet, derisa ato evropiane i luante në Prishtinë.

Në përkrahje të klubit dolën zyrtarët komunal, ndërkaq deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Suhareka kishte kërkuar me propozim amandamenti, ndarjen e buxhetit për ndërtimin e stadiumit, pasi që Komuna e Suharekës ka ndarë parcelën për këtë qëllim, por postimi i Bytyqit zhgënjen sportistët dhe adhuruesit suharekas.

Në vazhdim mund ta gjeni postimin e Bytyqit:

Fatkeqësisht, propozim amandamenti im që Komunës së Suharkës t’i ndërtohet një stadium i ri duke iu ndarë mjete buxhetore për vitin 2023 në vlerë prej 5 milionë euro, nuk kaloi.
Komuna e Suharekës në vazhdimësi po e përfaqëson në mënyrë të jashtëzakonshme Kosovën me futbollistët e saj në arenën ndërkombëtare dhe Shteti duhet t’ia japë kujdesin e merituar taletëve të rinj, që kësisoj punojnë fort edhe për emrin e vendit të tyre nëpër botë.
Duke mos ua plotësuar kushtet e nevojshme, ne ua vështirësojmë të rinjve tanë edhe rrugën drejt realizimit të ëndrrave të tyre!

NGJARJE TË TJERA

spot_img