spot_img

Kapiteni i Ballkanit nuk luan pë shkak të lëndimit, ka një porosi për bashkëlojtarët

spot_img

FC Ballkani sot ndaj Cluj do ta këtë mungesën e kapitenit, Edvin Kuç.
Skuadra kosovare debuton në UEFA Conference League, atje ku sot zhvillon ndeshjen e parë brenda grupit.
Cluj do të jetë kundërshtari i parë i Ballkanit, ndeshje kjo që zhvillohet në ora 18:45 , në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kuç u lëndua në ndeshjen ndaj Prishtinës dhe nuk do të jetë gati për këtë takim, ai mbështet skuadrën nga afër.

“Nuk është një dëmtim i tmerrshëm siç e kam menduar, por duhet të pushoj disa ditë. Besoj në një rezultat pozitiv sot, kushdo që del në fushë, e di që do të japin maksimumin! Unë besoj në këtë ekip dhe e di që mund të bëjmë sërish një rezultat të madh dhe të dëshmojmë se jemi ekipi më i mirë në Kosovë.

Unë jam në hotel me ekipin, për t’i dhënë mbështetje”, ka thënë kapiteni.

Kuç është ndër më të merituarit për suksesin e Ballkanit në vitet e fundit.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img