spot_img

Katër persona të lënduar e 13 të arrestuar nga një perleshje me armë në Prishtinë

spot_img

Katër persona janë lënduar mëngjesin e së mërkurës si pasojë e të shtënave me armë në rrugën “Lidhja e Pejës”, në Prishtinë.

Lajmin për tëvë1.info e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se njëri prej të lënduarve dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime gjatë përleshjes ku dyshohet të jenë përdorur mjete të forta.

Sipas Ahmetit, 13 persona janë identifikuar dhe arrestuar lidhur me këtë rast që po cilësohet si ‘vrasje në tentativë’.

“Sot rreth orës 01:20, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e deritanishme raportohet për katër persona të lënduar, njëri prej të cilëve dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime gjatë përleshjes ku dyshohet të jenë përdorë mjete të forta. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit. Deri tani nga ana e policisë janë identifikuar, arrestuar dhe dërguar në majtje 13 persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rast që është cilësuar si vrasje në tentativë”, ka thënë Ahmeti.

NGJARJE TË TJERA

spot_img