spot_img

KEK-u importoi rrymë nga kompania sllovene pa licencë

spot_img

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nënshkruar kontratë me kompaninë e cila nuk ishte e pajisur me licencë në Kosovë. Kompania e cila ka importuar rrymë në Kosovë pa licencë është nga Sllovenia.

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka nxjerrë një raport të cilin e  posedon “IndeksOnline”, shkruan në këtë të fundit, ku ka monitoruar punën e KEK, ku mes tjerash ka gjet parregullsi në disa procese të shit/blerjes së energjisë.

Vlen tё theksohet se kompanitё tregtare RENRGY Trading Group, Ener Trade dhe Noa Energy Trade kanё licencë tё lëshuar nga Rregullatori i Shqipёrisё. Kompanitë tregtare Gen-i Tirana, Danske Commodities Kosovo, MCM Commodities, Noa Energy Trade – dega nё Kosovё, RENRGY Trading Group dhe Ener Trade kanё licencё nga ZRRE, si dhe licenca e kompanisё Noa Energy Trade pёr aktivitet tё furnizimit njihet nё Kosovё sipas parimit tё reciprocitetit qё nga Maji 2022, ndёrsa kompania tregtare Holding Slovenske Elektrane (HSE) nuk ёshtё e licencuar nё Kosovё dhe nuk ka licencё qё i njihet nё Kosovё.

ZRRE ka analizuar tё gjitha dosjet e palëve qё kanë nënshkruar kontratë kornizë me KEK, dhe vlerëson se procesi për parakualifikimin për aktivitetin e prokurimit-shitjes sё energjisё elektrike nuk është kryer sipas dispozitave ligjore në fuqi, me ç’rast KEK ka nënshkruar kontrata kornizë më tregtarë të cilët nuk kanë apo i njihet licenca nё Kosovë. Lidhur me kёtё, ZRRE ka reaguar disa herё pёrmes e-mail-it zyrtari dhe me shkresë zyrtare, ku ka kërkuar nga KEK qё tё veproj nё pajtim me obligimet ligjore tё cekura më lartё, dhe tё ndaloj aktivitetin e tregtimit tё energjisë elektrike me ndёrrmarje tё pa licencuara. Për mё tepёr, ZRRE me datё 19.08.2022, ka monitoruar procesin e tregtimit tё energjisë elektrike nё kohë reale, dhe ka vërejtur se pavarёsisht vёrejtjeve dhe kёrkesave tё ZRRE pёr ndalimin e tregtimit tё energjisë elektrike me ndёrrmarje tё palicencuara, KEK ende kryen aktivitetin e tregtimit tё energjisë elektrike nё mos pajtueshmëri me obligimet ligjore.

“KEK ka nënshkruar Kontrata Kornizё me ndёrmarrjet tё cilat nuk janё tё licencuara nё Kosovё, respektivisht nuk i njihet licenca e lёshuar nga vendet pёrkatёse, sipas parimit tё reciprocitetit. Bazuar nё kёtё tё gjetur, KEK nuk ka vepruar nё pajtueshmёri me neni 28, par.1 dhe par. 2 dhe neni 30, par.1 tё Ligjit pёr Rregullatorin e Energjisё, neni 32, par.3 tё Ligjit për Energjinë Elektrike, neni 2, par. 2.1.2, 2.1.3 dhe 2.1.6 tё Rregullave tё Tregut, neni 8, par. 1 tё Procedurёs pёr Tregtimin e Energjisё Elektrike”, thuhet në raport.

Po ashtu në raporti në fjalë konstatohen shkelje edhe në rastin kur KEK i shet energji elektrike KOSTT për mbulimin e humbjeve në Veri të vendit, nën kushtet e marrëveshjes pёr mbulimin e humbjeve tё sistemit. Kjo metodë është në kundërshtim me procedurat e përcaktuara për tregtimin e energjisë.

“Shitja e energjisë elektrike tek KOSTT per mbulimin e humbjeve nё Veri bie nё kundërshtim me procedurën e tregtimit të energjisë elektrike, pasi që nё procedurë përcaktohet që tregtimi i energjisë elektrike duhet tё i nënshtrohet tregut të lire dhe konkurrues”, thuhet në raportin e ZRrEZ-së për KEK .

Po ashtu ZRRE gjatë monitoprimit të punë së KEK , ka gjetur se  KEK nuk e ka tё aprovuar procedurën e brendshme të bazuar në funksionin e tyre në treg. Bazuar nё kёtё, tregtimi i energjisё elektrike pa procedurë tё brendshme ёshtё nё kundёrshtim me nenin 2, par. 2 i Procedurës sё Tregtimit tё Energjisë Elektrike. 2.

“KEK ka pёrsёritur procesin e shtijes sё energjisё elektrike edhe nё raste kur ka pasur oferta Valide. Njё veprim i tillё nga KEK ёshtё nё kundёrshtim me nenin 13, par. 1 i Procedurёs sё Tregtimit tё Energjisё Elektrike. 3. KEK gjatё përzgjedhjes sё ofertave fituese nuk ka pёrdorur standard tё njёjtё tё pёrzgjedhjes nё tё gjitha rastet. Bazuar nё kёtё, pёrzgjedhja e ofertave fituese nuk ёshtё bёrё nё pajtim me nenin 11 par. 10 dhe nenin 12 par. 1 dhe 3 tё Procedurёs sё Tregtimit tё Energjisё Elektrike. 4. Me nёnshkrimin e kontratave individuale me ndёrmarrjet, degёt e tё cilave nuk janё tё licencuara nё Kosovё, KEK nuk ka vepruar nё pajtueshmёri me neni 28, par.1 dhe par. 2 dhe neni 30, par.1 tё Ligjit pёr Rregullatorin e Energjisё, neni 32, par.3 tё Ligjit për Energjinë Elektrike, neni 2, par. 2.1.2, 2.1.3 dhe 2.1.6 tё Rregullave tё Tregut, neni 8, par. 1 tё Procedurёs pёr Tregtimin e Energjisё Elektrike”, thuhet në raport.

Po ashtu është gjetur se KEK – gjenerimi ka nёnshkruar marrёveshje pёr shitje tё energjisё elektrike me KEK – Furnizuesin, duke mos ju nёnshtruar kushteve tё konkurrencёs dhe procedurave tё tenderimit. Bazuar nё kёtё, nёnshkrimi i kontratёs pёr shit-blerje tё energjisё elektrike nё kёtё mёnyrё, bie nё kundёrshtim me nenin 22, par.5 tё Ligjit pёr Energji Elektrike.

NGJARJE TË TJERA

spot_img