Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Gjonaj të Prizrenit, ku një këmbësore ka humbur jetën pasi u godit nga një veturë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 12:50.
“Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se këmbësorja M.H., rreth 40-vjeçare nga Kabashi i Hasit, ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit”, tha Bytyqi.
Sipas policisë, viktima është goditur nga një veturë teksa po kalonte rrugën.
Drejtuesi i automjetit, E.K., 28-vjeçar nga Zymi i Hasit, është paraqitur vetë në Stacionin Policor në Prizren.
Policia, në koordinim me Prokurorinë, ka nisur procedurat hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./Telegrafi/