Në aeroportin e Zyrihut janë bllokuar rreth 100 shqiptarë dhe nuk lejohen të nisen drejt Rinasit.
Pasagjerët shprehen të pakënaqur për këtë gjë dhe kanë bërë përgjegjës pikërisht autoritetet shqiptare që kanë bllokuar udhëtimin.
Mësohet se ata kanë fluturuar nga Çikago në Zyrih dhe destinacioni i fundit është Rinasi.
Në momentin që kanë zbritur në aeroportin e Zyrihut ata nuk janë lejuar që të nisen për në Shqipëri.
Ata u shprehën se kanë pritur 8 orë bashkë me fëmijët dhe bagazhet që kishin.
Një prej tyre tha se askush nuk i jep informacion për linjën Edelweis që do nisej sot.
E vetmja përgjigje që morën ishte se në Rinas ka probleme, dhe aeroporti “Nënë Tereza” ka bllokuar udhëtimet e tyre drejt Shqipërisë.