Ndoshta së fundmi keni njohur dikë të ri dhe po përpiqeni të gjeni mënyra se si ta bëni jetën seksuale më të mirë.
Apo ndoshta jeni që një kohë të gjatë me partnerin tuaj, dhe tani jeni duke menduar të i ‘rifreskoni’ gjërat, e sidomos në shtrat.
Sido që të jetë, është një listë që duhet ndjekur para se të bëni marrëdhënie seksuale, raporton “Huff Post”.
Këtu i gjeni disa nga gjërat që duhet të i bëni para se të kryeni marrëdhënie intime.
Fillimisht, rekomandohet nga ekspertët e seksit, që është mirë që të krijohet një tension para se të bëni seks, ju mund të flirtoni me partnerin tuaj apo edhe ta puthni në mëngjes, në mënyrë që të mendoj për ju gjatë ditës. Kështu, pas punës jo do keni një marrëdhënie me më shumë pasion.
Përgatitni masat mbrojtëse
Mbrojtja gjatë marrëdhënieve seksuale është tejet me rëndësi. Andaj, para se të hidheni në aksion, përgatitni masat mbrojtëse, edhe kjo e rekomanduar nga ekspertët e seksit.
Konsideroni edhe detajet e vogla
Ambienti se ku kryeni marrëdhënie është shumë i rëndësishëm. Andaj, ndonjëherë është mirë që nëse doni diçka të re në lidhjen tuaj të ndërroni ambient apo edhe ta bëni më romantike dhomën e gjumit tuaj.
Bëj diçka që ju bënë ju të ndjeheni më joshës
Të ndjeheni joshëse ndaj partnerit tuaj është komponent kyç që ndihmon në kënaqësi seksuale. Prandaj, para se të kryeni marrëdhënie, bëni diçka që ju bënë të ndjeheni më joshëse dhe me më shumë vetëbesim.
Filloni me ngadalë
Kjo është diçka e madhe që duhet të mbahet mend. Shumica e femrave ju nevojitet 20 minuta që trupi i tyre të përgatitet për seks. Prandaj duhet ta merrni shtruar.