Vuçiq: Nëse Kosova tenton anëtarësimin në organizata, e vazhdojmë fushatën e çnjohjeve.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar të dielën Kosovën që të mos i nënvlerësojë forcat serbe të sigurisë dhe se nuk do të arrihet asgjë “me ngritjen e tensioneve”.
“Nëse dikush mendon se përmes provokimeve do të mund të arrijë ndonjë rezultat – nuk do ta shihni atë film”, u ka thënë Vuçiqi gazetarëve pas vizitës batalionit serb të tankeve në Mitrovicën e Sremit, raportojnë mediet serbe.