spot_img

Kërkesa e qartë e BE-së dhe SHBA-së drejt Kurtit e Vuçiqit: Zbatojeni Marrëveshjen e Ohrit

spot_img

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i njoftoi ministrat e jashtëm të BE-së, për marrëveshjen e Ohrit, që u arrit ndërmjet Kosovësdhe Serbisë me 18 mars. Sipas Borrell, kjo është një arritje e madhe dhe, siç tha, “më nuk do të jemi në gjendje krize, por në implementim të marrëveshjeve të arritura më parë me 27 shkurt në Bruksel”.

“Këto marrëveshje hyjnë në fuqi me deklaratën që e lëshova. Nuk ishte nënshkrim për shkaqe ligjore, por të dyja palët u pajtuan se deklarata ime është përkushtim nga ana e tyre për të plotësuar tërësisht obligimet që dalin nga kjo marrëveshje e aneksi i implementimit”, tha Borrell.

Shefi i diplomacisë evropiane përsëriti që Prishtina zyrtare e ka urgjente fillimin e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Kalendari kërkon që secila palë ta bëjë pjesën e vet, nuk fillon ndërtimi i shtëpisë nga kulmi. Disa nga këto gjëra janë shumë urgjente, e kam thënë se Kosova urgjentisht duhet të përkushtohet për formimin e Asociacionit. Janë bërë një sërë zotimesh dhe ne do të shohim se si palët do t’i përmbushin ato”, tha Borrell.

Në takimin e Ohrit, që u mbajt më 18 mars, nën ndërmjetësimin e kryediplomatit evropian, kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti Aleksandar Vuçiq, ranë dakord me aneksin e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve. Marrëveshja që u publikua nga Bashkimi Evropian me 27 shkurt në Bruksel, ka 11 nene, por nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjellë. Megjithatë, dokumenti kërkon nga të dyja palët që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë edhe pasaportat, diplomat dhe targat. Marrëveshja kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i cili nuk pëlqen ta quaj Asociacion, thotë se Kosova “do të udhëhiqet prej standardeve më të larta që edhe serbët në Kosovë të mos kenë asnjë cenim”.

“Ekziston një paragraf i cili flet për një nivel adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit jo-shumicë serb dhe natyrisht se ne do të udhëhiqemi prej standardeve më të larta që edhe serbët në Kosovë të mos kenë asnjë cenim, asnjë diskriminim”, tha kryeministri Kurti, pas një takimi që zhvilloi me ambasadorët e vendeve të QUINT-it në Prishtinë.

Presion mbi Prishtinën dhe Beogradin zyrtarë që të nisin menjëherë zbatimin e marrëveshjes po bëjnë edhe SHBA-të. I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, që ishte vëzhgues në takimin e Ohrit, tha se pajtimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve është historik, dhe palët duhet të fillojnë menjëherë vënien në jetë të saj. Sipas tij, marrëveshja ka detyrime ligjore për t’i përmbushur. Prishtina duhet ta bëjë punën e saj, e këtë duhet ta bëjë edhe Serbia, tha ai duke shtuar se Beogradi duhet të fillojë mr njohjen e dokumenteve të Kosovës dhe simboleve kombëtare.

“Për Kosovën është e rëndësishme që të fillojë hartimin e versionit të saj të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ka shumë detyrime të tjera, por mendoj se këto janë më të rëndësishmet”, tha zoti Escobar, në një konferencë më gazetarë në distancë.

“Ne besojmë se duhet të jetë një (Asociacion) që u shërben interesave të popullit të rajonit, një që funksionon për të dyja palët, që lejon serbët etnikë të marrin pjesë plotësisht në jetën civile dhe demokratike të Kosovës. Por duhet të jetë edhe një Asociacion që nuk shkel strukturën kushtetuese të Kosovës apo prek funksionalitetin e saj”, tha Gabriel Escobar. Ai e bëri të qartë se pajtimi i Kosovës dhe Serbisë në Ohër për zbatimin e marrëveshjes është obligim ligjor, ndonëse nuk kishte nënshkrime.

“Dua ta bëjë të qartë.Ky është detyrim ligjor për të cilin Serbia është pajtuar, sikurse edhe Kosova. Diskutimi rreth nënshkrimit është përqendrim ndaj diçkaje që nuk ka ndikim në faktin se e kemi një marrëveshje. Është një marrëveshje, ne e trajtojmë të tillë, të dyja palët hynë në të me seriozitet dhe Bashkimi Evropian e konfirmoi se është e tillë në sytë e tij”, theksoi emisari amerikan Gabriel Escobar.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia është e gatshme ta zbatojë marrëveshjen e arritur me Kosovën në Ohër, por vetëm deri te vijat e saja të kuqe.

“Vijat tona të kuqe, me të cilat nuk pajtohemi përfshijnë njohjen reciproke: jo njohje e Kosovës dhe as anëtarësim i Kosovës në Kombet e Bashkuara”, tha Daçiq në Bruksel, gjatë një konference donatorësh, pas tërmetit që ka goditur Turqinë. Sipas tij, marrëveshja e Ohrit, “është vetëm në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve dhe asgjë më shumë se kaq”.

Ivica Daçiq: Serbi nuk do t’i shkelë vijat e saj të kuqe

“Mendoj se është vazhdimësi e asaj që kemi filluar rreth 10 vjet më parë, dhe në këtë aspekt, është shumë e rëndësishme të dihet se kjo është një marrëveshje për hapat e mëtejshëm në normalizimin e marrëdhënieve dhe jo për çështjet e statusit”, u shpreh Daçiq.

Sidoqoftë, plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve për të cilin Prishtina dhe Beogradi u pajtuan më 27 shkurt në Bruksel, ndërsa me 18 mars u pajtuan për zbatimin e tij, kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore. Ai kërkon që palët të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese, por nuk kërkon njohje të ndërsjellë. Pikërisht për këtë partitë opozitare në Kosovë, ftuan për të enjten në seancë parlamentare kryeministrin Kurti, të raportojë për marrëveshjen për të cilën opozita thotë se do të dëmtojë për një periudhë të gjatë proceset integruese të vendit. (DW)

NGJARJE TË TJERA

spot_img