spot_img

Kështu nisi konflikti mes “Cucit” dhe vëllezërve Berisha që përfundoi me dy viktima në Kolovicë

spot_img

Mbrëmë në Kolovicë të Prishtinës është vrarë një 30 vjeçar pas plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri. Viktima është Egzon Haziri nga Podujeva.

Ai ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Ndërsa nga të shtënat është plagosur edhe një kalimtare e rastit. 48 vjeçarja Zejnie Gashi, fatkeqësisht nuk arriti t’i përballoj plagët dhe ndërroi jetë të mërkurën në QKUK. Prokuroria bëri të ditur se janë të plagosur edhe dy persona tjerë.

Ja si nisi i gjithë konflikti.

Dje rreth orës 13:00 të ditës u raportua për të shtëna me armë zjarri në lagjen “Kolovicë”. Burimet të Gazetës Insajderi thanë se aty ka nisur konflikti mes Fitim Dodës i njohur me nofkën “Cuci” dhe Naim Berishës.

Konflikti i tyre nuk mbaroi këtu. Banorët e lagjes “Kolovica” u trazuan edhe njëherë në mbrëmje. Rreth orës 22:00 u dëgjun përsëri të shtëna.

Mësohet se dy vëllezërit Naim Berisha dhe Ahmet Berisha i kanë dal në prit Fitim Dodës për t’iu hakmarrë pas incidentit që kishte ndodhur në mesditë. Burimet tregojnë se të dy vëllezërit janë problematik dhe të njohur për organet e rendit.

Në momentin kur ka ndodhur sulmi bashkë me Fitim Dodën në makinë ka qenë edhe katër persona të tjerë. Në mesin e tyre ishte edhe viktima Egzon Haziri i cili nga plagët e marra nga plumbat ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Sipas dëshmitarëve, krejt kjo ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion.

Policia e Kosovës iu është vënë nga mbrapa dy personave që dyshohen për vrasjen e 30 vjeçarit nga Podujeva.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj ka konfirmuar se sipas hetimeve preliminare bëhet fjalë për një person të vrarë dhe tre tjerë të plagosur.

Sipas saj, gjendja e njërit nga personat e plagosur është e rëndë.

“Lidhur me rastin e vrasjes së rëndë, ju njoftojmë se prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bashkë me njësitë relevante kanë ndërmarrë veprime hetimore në vendin e ngjarjes. Sipas hetimeve preliminare dyshohet se nga të shtënat me armë zjarri është vrarë një person, ndërsa tre persona të tjerë janë plagosur dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ku njëri prej tyre e ka gjendjen me të rëndë shëndetësore. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gëzhoja, veturë e prova të tjera materiale të cilat do të shërbejnë në procedurën penale”, tha ajo.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img