spot_img

Këta janë dy zyrtarët policorë që dyshohet se rrahën 16-vjeçarin në Pejë

spot_img

E. Lajçi dhe A. Bacaj dyshohet se janë dy zyrtarët policorë që u arrestuan mbrëmë nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Arrestimi i tyre është bërë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “lëndim i lehtë trupor” kurse me vendim të prokurorit të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe janë suspenduar nga detyra.

Njëri nga zyrtarët policorë tashmë të arrestuar është i dyshuar edhe për kanosje ndaj një dëshmitari të këtij incidenti.

“Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës”, thuhet në njoftim e inspektoriatit policor./Insajderi.org

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img