Gjashtë nga 47 ulëset e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës do të mbulohen nga deputetë të Listës Guxo.
Pas numërimit të rreth 75% të votave, gjashtë kandidatët e Listës Guxo, nga gjithsej 15, siguruan një ulëse secili, raporton GazetaBlic.
Donika Gërvalla-Schwarz, Faton Peci, Jeta Statovci, Albena Reshitaj, Haxhi Avdyli dhe Nezir Kraki do të përfaqësojnë qytetarët në Kuvend.
Faton Peci, i renditur i treti në listën e LVV-së, arriti rreth 84 mijë vota, duke lënë pas figura të njohura të kësaj lëvizjeje.
Gërvalla-Schwarz siguroi rreth 68 mijë vota, ndërsa Statovci dhe Reshitaj morën nga 21 mijë vota secila. Haxhi Avdyli fitoi më shumë se 18 mijë vota, ndërsa Nezir Kraki dhe Burim Demiri do të kenë mandatin e deputetit për herë të parë. Kraki mori 17 mijë vota, ndërsa Demiri 11 mijë.Lista e plotë: