Astrologia Meri Shehu, e ftuar tek “Rudina” pasditen e kësaj të shtune për të folur për karakteristikat e përgjithshme të shenjave të horoskopit, zbuloi për publikun edhe shenjat që sipas saj tradhtojnë më shumë në çift.
Sipas Shehut, edhe Peshorja e Akrepi e kanë si tipar tradhtinë, por shenjat që tradhtojnë më shumë janë Ujori, Binjakët dhe Dashi.
Meri Shehu: Edhe drejtësia ka shenjën e peshores, jo më kot. Kudo që të vesh ka edhe një peshore, dhe kush janë ata që mund të jenë avokatë dhe drejtues të ligjeve që mos t’i besojnë shenjave të horoskopit po deshën…
Rudina: Plus qe peshoret e kanë më tepër këtë tendencë për të punuar në këtë fushë.
Meri Shehu: Tendencën e kanë për të ekuilibruar, për të punuar dhe kanë diplomaci. Në fakt, në thelb kanë edhe diplomacinë, por janë pak tradhtare peshoret në dashuri. Pra ashtu siç janë diplomatë dhe kërkojnë ekuilibrin, në dashuri Afërdita i bën të flirtojnë shumë, megjithëse janë shenja e martesës. Martesën, tradhtojnë apo nuk tradhtojnë, e duan.
Rudina: Meqë jemi tek tradhtia, cilat janë shenjat që tradhtojnë më shumë në Horoskop?
Meri Shehu: Dashi, Akrepi dhe Ujori. Akrepi jo edhe aq, po Ujori, Binjakët dhe Dashi, po jap këto të tre shenja.