Izraeli kreu sulme të reja që synonin programin bërthamor të Iranit gjatë natës, dhe Irani u përgjigj me sulme me raketa që vranë të paktën tetë persona brenda Izraelit, në ditën e tretë të një përshkallëzimi ushtarak të paparë midis dy vendeve armiqësore.
Ja se si duken qytetet e prekura izraelite këtë mëngjes.
Shërbimet e shpëtimit po kërkojnë të mbijetuar në rrënoja.
Ndryshe, raportohet se Izraeli së fundmi i ka kërkuar administratës Trump t’i bashkohet në luftën kundër iranit për të eliminuar programin e tij bërthamor.
Izraeli nuk ka bomba që shkatërrojnë bunkerët dhe bombardues të mëdhenj të nevojshëm për të shkatërruar impiantin e pasurimit të uraniumit të Iranit në Fordow, i cili është ndërtuar brenda një mali dhe thellë nën tokë.
SHBA i ka të dyja brenda rrezes së fluturimit të Iranit. /Telegrafi/