Djali që dyshohet se ka çrregullime mendore dhe dosje të hapur në polici për veprimet e tij antiligjore edhe në të kaluarën, dyshohet se ia preu me sëpatë kokën babait të tij, sot në Fushë-Kosovë.
Vdekjen e të ndjerit e ka konfirmuar policia, e këta të fundit kanë arritur ta arrestojnë edhe të dyshuarin.
Pas krimit të rëndë, prokurorja kujdestare e Departamentit të Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, është nisur në vendngjarje. E aty po qëndrojnë edhe njësitet relavante të Policisë së Kosovës.
Gazeta ka tentuar të kontaktojë me prokuroren e këtij rasti, por e njëjta nuk iu është përgjigjur thirrjeve telefonike.
E motivet që e çuan djalin deri të vrasja e babait mbeten të paqarta.