Ajo është ndër personazhet që pëlqehet në masë të madhe për linjat e bujshme trupore.
Bëhet fjalë për Kim Kardashian, e cila nuk kursen pozat tërheqëse e provokuese në rrjete sociale.
Në një postim të fundit në Instagam, bukuroshja brune ka lënë pak vend për imagjinatë, me fotografitë tërheqëse.
Ajo është parë e veshur vetëm me sytjena, por për shkak të modestinë ka zgjedhur që të vendos duart tek gjoksi.
Flokët brune e të lakuara i ka lënë të lira mbi supe, kurse për makijazh ka shkuar me nuanca më të çeltë.
Përmes këtyre imazheve, ajo ka bërë të ditur edhe lansimin e produkteve nga linja e saj e bukurisë.